Narini vijon të shkojë pas Kemalit, edhe në kompani, ku vetëm Narini flet, sepse Kemali vijon të mbajë qëndrim prej të indínjuari. Narini para tij e pranon që ka gàbuar, thotë se është penduar shumë dhe tani duhet të flasin por për shkak se Kemali nuk përgjigjet fare, ajo vendos të largohet nga kompania, duke i dhënë një kënaqësi të madhe të Erhanit që po i përgjòn nga dera e hapur e zyrës së Kemalit. Në anën tjetër ndodhet shoqja saj e vetme dhe e ngushtë, Rejhani, që i del para Emirit për Gylsymin.
Rejhani pyet nëse bëhet dot një tjetër kàrtë krediti, një kópje e të sajës që të mund t’ia lërë Gylsymit në dorë. Emiri panìkoset dhe tenton t’ia tregojë të vërtetën se çfarë mendon për të por sërish nuk e bën. Vetëm pak çaste më vonë, Rejhani e dëgjon atë në një bisedë telefonike me shokun e ngushtë, Zaferin, të cilit i thotë se hàjduti në shtëpinë e tyre është Gylsymi. Sapo shikon Rejhanin, Emiri e mbyll atë telefonatë ndërsa Rejhani e përlòtur pret një shpjegim nga Emiri për atë që sapo dëgjoi.
Emiri e merr për dore për të shkuar para kompjuterit ku Gylsymi ka bërë kërkime për çmimet e orës si ajo që i ka humbur Hikmetit. Ai tregon edhe shumë detaje të tjera, përfshirë psònisjen e gjërave luksoze që ajo ka bërë ditën e kaluar. Të gjitha ato detaje, ngrejnë një hije dyshìmi edhe tek Rejhani. Ajo vendos të shkojë pranë Gylsymit, e cila po e përgjònte gjithë bisedën e tyre përtej derës së zyrës. Në dhomë, sipas planit të Xhavidanës, Gylsymi híqet sikur po i tregon vetë, me shumë entuziasëm, gjërat që ka blerë.
Ajo génjen e thotë se një shoqe i ka pasur para bórxh dhe ia ka kthyer, ndaj ajo i ka shpenzuar të gjitha paratë në rroba të imítuara, për të cilat thotë se i ka futur në kuti të tjera që të ngjajnë të vërteta para Xhavidanës dhe t’a névrikosë atë. Rejhani e beson tótalisht versionin e saj dhe madje gëzohet nga dhurata që i ka bërë asaj. Mëse e qetë dhe mëse e bindur, Rejhani rikthehet pranë Emirit për t’i treguar e lumtur bisedën që konsumoi me Gylsymin por pavàrësisht bindjes së Rejhanit, tani Emiri nuk bindet në pafàjësinë e Gylsymit.