Kemali ia arrin qëllimit të tij, që t’i mundësojë Emirit një telefonatë me Rejhanin. Ndërmjet gàrdianes që i jep telefonin personal Rejhanit, ajo dhe Emiri bisedojnë për fare pak sekonda, por Rejhani nuk i tregon për tortùrat që po i bëhen brenda në qèli. Biseda mbyllet me premtime e shpresë të madhe se shumë shpejt do zgjidhet e githë çështja dhe Rejhani do lírohet që aty. Sakaq, në shtëpinë e Emirit, mëngjesin e ditës tjetër, Nigari fillon e para nga punët por sapo shikon Xhavidanën, paníkoset.
Asaj i bie nga duart një vazo që po pastronte por kur Xhavidana i shkon pranë për t’a ofénduar e póshtëruar që e theu, Seferi bën veprimin e paprítur, duke e marrë ai përsipër. Nigarit i shkëlqejnë sytë kur dëgjon Seferin që thotë se e thèu ai aksídentalisht dhe me atë veprim, gjithë akujt mes tyre shkrihen. Xhavidana ndërkohë, vazhdon përpara për të shkuar në dhomën e Hikmetit, ku si përherë, nuk i mungon tortùrat kúndrejt tij. Kësaj rradhe, ajo gjen prezente Melikenë që po i jep ilàçet Hikmetit dhe e largon, duke thënë se ia jep vetë ajo.
Sapo Melikeja largohet, Xhavidana i hedh ilàçet në tokë dhe i prísh me këmbë, vetëm që ai të mos përmirësohet. Djali i Xhavidanës, Emiri, atë ditë është shumë i entuziasmuar. Ai ka prenotuar një takim me Rejhanin, pas shumë peripecirash që kaloi për t’a mundësuar atë takim. Làjmi i shkon Rejhanit më herët, që ajo të jetë në dijeni e të përgatitet për atë takim, por Nebahati, tortùruesja e qelìsë, nuk është fare dakord me takimin e tyre. Ajo ndërhyn duke i thënë Rejhanit se diçka e tillë nuk do jetë fare e mundur.
Rejhani zgjedh të mos i përgjigjet fare dhe kur i vjen orari për takim, i drejtohet derës për të dalë por Nebahati nuk e lejon, duke e kércénuar me thíké në qafën e të bùrgosurës së sëmùrë, për të cilën Rejhani po kujdesej gjatë gjithë kohës. Détyrimisht, Rejhani nuk shkon në takim. Por megjithatë, Emiri nuk heq dorë nga ajo dhe duke qenë i bindur se ka ndodhur diçka që ajo nuk shkoi në takim, lëshon në ajër tullumbace, mesazhin e të cilave e merr edhe Rejhani që i shikon nga dritarja e qelìsë.