Rejhanit nuk i hiqet buzëqeshja nga fytyra sepse ka shpresa të mëdha që Emiri do sigurojë daljen e saj nga bùrgu dhe për atë dalje, është po aq entuziaste edhe Haxheri, e cila betohet se as për veten e saj nuk do ishte më e lumtur se aq, pasi mirënjohja dhe dashuria saj për të është tepër e madhe, që nga mbrojtja dhe ndihma e pakushtëzuar që i dhanë. Teksa ato të dyja bisedojnë për lumturinë e madhe të lìrimit nga bùrgu, Nebahati i sqaron shoqes së saj të ngushtë se si do operojë plani kùndër Rejhanit.
Sipas planit që Talazi ka menduar dhe organizuar, ato do fusin në valixhen e Rejhanit një sasi të vogël lëndësh të ndàluara por që do jetë e mjaftueshme për t’a bùrgosur Rejhanin për shumë më gjatë. Sapo ajo tenton t’a bëjë atë gjë, Rejhani futet në qèli dhe e zè, ndërsa ajo e jùstifikon veten duke thënë se ia preku valixhen pasi po kontrollonte për paratë që i kanë humbur. Gjatë asaj kohe, Emiri vazhdon të bëjë çdo përpjekje për t’a zènë ish punonjësin e argjendari dhe në krah ka edhe Zaferin, shokun e tij të ngushtë.
Pasi presin shumë gjatë që ai të dalë nga vendi ku po qëndron, i kërkuar ia mbàth por Emiri nuk dòrëzohet dhe i vìhet nga pas, me vrap, derisa e zè atë dhe e merr në një shtëpi të bràktisur që ka afër. Me grùshtime, Emiri tenton t’a bëjë të flasë por sado që përpiqet, ai nuk e hap gojën për të treguar se me kë i ka bërë planet. Personat me të cilët i ka bërë planet, në atë moment po flasin për të. Talazi dhe Xhavidana janë panìkosur që Emiri e ka gjetur adresën e tij dhe irrìtimin, ia nxjerrin njëri tjetrit.
Larg tyre, ndodhet Oja, që përshëndetet me Kemalin dhe Narinin, duke u premtuar se largimi i përkohshëm do i shërbejë shumë që ajo të shërohet plotësisht e të kthehet më e fortë se më përpara. Pas largimit të saj, Narini mëson nga Masalli se ajo është mërzìtur pasi një shoqe klase i ka thënë që ajo nuk ka vesh muzike. Për t’ia larguar atë mèrzi, Narini e fton t’a mësojë si të luajë piano dhe teksa e mëson, ajo i jep edhe leksione jete, gjë që Kemalit ia ngroh zemrën teksa i vëzhgon nga një qoshe.