PREMTIMI/ Rejhani pranon propozimin e Xhavidanës për motrën e saj

Rejhani e dërgon Gylsymin pranë Hikmetit, për t’i treguar se personi që i ka filluar kërkimet për të, ka qenë pikërisht ai dhe gjatë kohës që Gylsymi shikon me admirim Hikmetin, Xhavidana dëgjon Nigarin që i thotë Melikesë se nuk është normale të pàndehësh të kesh motër dikë, pa bërë një anàlizë të thjeshtë ÅDN-je. Atë mendim, Xhavidana e përdor dhe e sugjeron në tavolinën e ngrënies, nga ku e largon Gylsymin në mënyrë indirekte, pasi ajo nuk qëndron dot në atë ambjent aq të sìkletshëm.

Emiri sërish e krìtikon nënën e tij, por më kot, sepse ajo e mbron veten duke thënë se nuk pranon dot një të huaj në familjen e saj. Megjithatë, fjalët e saj lënë një gjurmë të madhe në mendjen e Rejhanit. Ajo nuk e shikon si diçka të kèqe bërjen e anàlizës së ÅDN-së, por e shikon si të nevojitshme vetëm për t’ia vërtetuar Xhavidanës se ato janë motra. Për vete, Rejhani nuk mbart asnjë dýshim në kokë se Gylsymi është motra saj por nuk di se si mund t’i bëjë anàlizat, pa e bërë Gylsymin të ndihet e fýer.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Narini, të cilën e ka zënë gjumi në sallon duke pritur Kemalin që në shtëpi vjen në mëngjes, si kurrë më parë. Ajo i flet ndërsa ai nuk i përgjigjet, ashtu siç nuk i përgjigjet as kur i shkon Narini në dhomë për t’a pyetur se çfarë pròblemi ka ai. Megjithatë, i drejton atij një dhuratë modeste që i ka bërë, një stilolaps të veçantë. Në atë moment, Kemali shpèrthèn dhe thotë se nuk i duhet, pasi nuk ka një të shkuar të fshèhtë për të shkruar. Me aq, Kemali largohet, pa denjuar të tregojë diçka më shumë mbi të shkuarën e Narinit.

Ajo menjëherë telefonon Erhanin, për t’a pyetur se çfarë i ka thënë ai Kemalit por Erhani lìrisht betohet se nuk ka komunikuar fare me të. Ai gjen mënyrën për t’ia hèdhur fàjin Ajnurit, por Narini nuk e telefonon Ajnurin, pasi është e vendosur të përballet fillimisht me Kemalin. Për t’u përballur, ajo i shkon në kompani pak më vonë, por edhe aty, Kemali vijon të jetë po aq i vràzhdë ndaj saj. Përtej zyrës prej xhami, Erhani i shikon duke debàtuar me duar e këmbë dhe një buzëqeshje e madhe i përshkon fytyrën.