Rejhani futet në orën e parë të mësimit për ditën e saj të parë në shkollë, që prej një shkëputjeje shumë të madhe që ka bërë. Ajo vërehet menjëherë nga profesori, i cili e pyet gjerë e gjatë se si mendon ajo të rekuperojë gjithë leksionet që ka humbur, por Rejhani përgjigjet me vendosmëri duke thënë se do arrijë të studiojë mjaftueshëm sa për t’i zènë studentët e klasës. Së fundmi, profesori dëshiron të dijë nga i buron gjithë ai pasion për arkitekturën, aq sa të studiojë e vetme një semestër të tërë.
Rejhani tregon se në fshatin ku ajo është rritur, ura që i lidhte rrugën për të shkuar në shkollë, ishte thýer nga arkitektura e kèqe dhe për një kohë të gjatë ajo është shkëputur nga shkolla, prandaj që atëherë ka vendosur se do studionte arkitekturë. Pas asaj përgjigjeje, profesori e shikon me sy më pak krìtik dhe në përfundim të mësimit, pasi mëson se kush është vjehrri saj, ai tregon se vetë është një ndër studentët që janë arsimuar falë bursave që Hikmeti ka dhënë. Ai e shoqëron Rejhanin deri jashtë shkollës, ku do i shikojë Emiri.
Emiri bëhet shumë xhèloz kur i shikon duke biseduar me njëri tjetrin por për të mos e shfaqur xhèlozinë para Rejhanit, ai nuk i thotë asgjë. Pasi kthehen në shtëpi sëbashku, Emiri e pyet se si i kaloi dita e parë e shkollës dhe gjithë ai entuziasëm që Rejhani e ka kàpluar, e bën atë ende më xhèloz. Gjatë asaj kohe, motra e tij Suna po ushtron këmbët në oborr, duke ecur e shoqëruar nga Melikeja. Taxhi e shikon nga larg, sa për t’u siguruar që ajo është mirë, por nuk e gjen dot guximin për t’i shkuar pranë.
Në anën tjetër, Kemali ndodhet në shtëpi kur dëgjon Narinin që shpreh zemërìm ndaj letrës që ka në duar. Ai pàndeh se ajo ka gjetur letrën në të cilën ai ka rrëfyer dashurinë për të por në të vërtetë, Narini po lexon letrën që xhaxha Hëzëri i ka shkruar Shehrijes, pasi kjo e fundit nuk ka guxim për t’a lexuar. I mèrzitur, ai largohet fare nga shtëpia dhe nuk gjen kurajo as të darkojë para Narinit atë natë. Sakaq, Narini që nuk di asgjë se çfarë po ndodh me Kemalin, e telefonon atë disa herë, por nuk merr asnjë përgjigje.