PREMTIMI/ Rejhani humbet shoqen e vetme në qèli

Në shtëpinë e Kemalit do përgatitet një sofër shumë elegante për mikpritjen e djaloshit të mìstershëm me të cilin po njihet Oja, por që ende askush nuk e di kush është. Oja shprehet shumë falenderuese ndaj Kemalit që po e mikrpret në shtëpi por buzëqeshjen në fytyrën e tij, do e shùajë ardhja e vetë djaloshit që po presin. Ai, Narini dhe Shehrija shòkohen kur shikojnë Erhanin krah Ojës ndërsa Masalli që e ka parë duke bërë gjëra të pàkëndshme, e ka frìkë, ndaj dhe fshìhet pas Shehrijes.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Xhavidana. Ajo po shfrytëzon mungesën e Hikmetit, Emirit dhe Rejhanit në shtëpi, ndaj dhe lìgësinë e saj e nxjerr tek Zejnebi. Këtë të fundit, Xhavidana e dètyron të bëjë punë që nuk i takojnë, e ofèndon dhe e kàp nga flokët duke e trajtuar si leckë. Nigari nuk ka forcë t’a ndalojë por nxiton t’i tregojë Melikesë se çfarë po bën Xhavidana. Melikeja mbërrin në momentin më të duhur, kur Xhavidana ngre dorën për t’a qëllùar me shùplakë Zejnebin.

Duke e ndaluar atë veprim aq të rëndë, Melikeja i betohet Xhavidanës se nëse do e shikojë qoftë edhe njëherë të vetme duke e kèqtrajtuar Zejnebin, atëherë ajo do marrë valixhen e do largohet që aty bashkë me Zejnebin, duke i sqaruar Emirit edhe arsyen e largimit. Frìka se mos Emiri e mëson fytyrën e saj të vërtetë, e bën Xhavidanën t’i bindet Melikesë. Ndërkohë, Emiri ndodhet në spìtal me Rejhanin, duke e surprizuar në tarracë me një pëllumb që ka sjellë, vetëm që ato t’a lëshojnë sëbashku në ajër, si shenjë e lìrisë së shpejtë të Rejhanit.

Gylsymi që po pret në dhomën e Hikmetit, frìkësohet se mos Rejhani do vonohet dhe ròjet do e vënë re, por për fat ajo vjen në kohë. Në sy të Hikmetit, Rejhanit i rivendosin pràngat për t’u rikthyer në bùrg, gjë që Hikmetin e rèndon së tepërmi. Rejhani nuk e di se gjatë asaj kohe, shoqja e saj më e ngushtë në bùrg, Haxheri, është kèrcènuar shumë ashpèr, me jetën e nënës së saj të sëmùrë. Nebahati ia ka vërtetuar se nuk po luan bllòfin por e ka me të vërtetë në dorë jetën e saj.