Xhemreja arrèstohet nga pòlìcia, ndërsa Emiri u kërkon atyre që të bëjnë kërkime sa më të thella e të detajuara, pasi nuk e beson dot që Xhemreja t’a ketë bërë gjithë atë plan vetë. Xhemreja shoqërohet në pòlìci, ndërsa Emiri largohet me Sunën dhe Rejhanin. Shumë shpejt, ato takojnë një dòktor për këmbët e Sunës, sepse ajo ngjiti një kat të tërë, duke u zvàrritur. Pas kontrollit që i bën, dòktori thotë me bindje se për pak kohë asaj do i duhet të ecë me pàterica, më pas nuk do ketë nevojë as për to por do ecë vetë.
Làjmi i mrekullueshëm i gëzon të gjithë ndërsa Suna dëshiron të theksojë se i gjithë gëzimi që po përjetojnë, është falë Rejhanit që besoi tek ajo dhe e nxìti të besonte tek vetja. Rejhani dhe Emiri largohen që Suna të pushojë në qetësi, por ajo e ka mendjen tek Taxhi. Tanimë, ajo e ka mësuar se Taxhi ka dalë nga spìtali dhe është shëndoshë e mirë, por nuk ka komunikuar ende me të dhe pàndeh se ai po i mban qëndrim për çfarë i ndodhi. Suna e telefonon por Taxhi heziton t’i përgjigjet.
Së fundmi, ai i dërgon një mesazh dhe e sqaron se mes tyre nuk ka asnjë kèqkuptim. Por Taxhi është ende në sìklet, kësaj rradhe me Kemalin. Ai nuk e ngre dot kokën nga tùrpi që ndjen para tij dhe për t’a rregulluar atë situatë, ndërhyn Narini. Ajo i thekson Kemalit se Taxhi i konsideron vetëm ato familje, ndaj e vrèt shumë tùrpi para tij. Kemali merr këshillën e saj dhe i shkon pranë Taxhit për të biseduar me të. Taxhi i betohet se nuk i ka treguar për Sunën vetëm që ajo të mos e humbiste besimin tek ai.
Taxhi tregon se Suna e ka dètyruar të japë fjalën, ndaj nuk ka pasur zgjidhje tjetër. Duke qenë i bindur në qëllimin e pastër të Taxhit, Kemali e mirëkupton dhe e kalon me aq. Narini dëgjon bisedën e tyre dhe e ndalon Kemalin për t’i thënë se ai është njeri shumë i mirë. Me ato fjalë, Narini shkakton lumturi tepër të madhe tek Kemali, derisa ai gjen pas derës së shtëpisë një buqetë me trëndafila të kuq, me një pusullë brenda, ku në formë anònime, dikush shkruan “nuk kam mundur të të harroj, pavàrësisht viteve që kanë kaluar”.