Hatixheja kërkon që dasma të bëhet sa më parë të jetë e mundur, ndaj Emiri zotohet t’a bëjnë fundjavën e ardhshme. Xhavidana tmèrrohet por para se ajo të flasë, Oja e mbështet dhe ofron ndihmën e saj të pakushtëzuar. Emiri del jashtë pas pak çastesh dhe Rejhani i víhet nga pas por ai e rrèmbèn nga duart dhe e dërgon në një vend ku do e suprizojë me físhekzjàrret e panumërta që ai ka paguar për të shpérthyer për atë natë të veçantë. Teksa ato përqafohen të lumtur, Xhavidana vëren se ato janë larguar.
E irrítuar pafund, ajo largohet pa i thënë gjë njeriu dhe atë natë nuk shkon fare në shtëpi. Paralèlisht, Jonxha del përballë Narinit duke i thënë se dëshiron të rregullojë kèqkuptimin e ndodhur atë natë, por Narini nuk pranon t’a quajë kèqkuptim. Megjithatë, Jonxha e mbyll bisedën e tyre duke e thúmbuar Narinin, me fjalët se ajo dhe Kemali janë shumë të afërt për shkak se punojnë bashkë. Narini nuk do t’ia besojë vetes se po ndjen xhelòzi për Kemalin, prandaj e kúndërshton këtë të fundit, gjersa bisedojnë pak më vonë.
Sipas Kemalit, Rejhani me Emirin kanë vërtetuar shprehjen se dashuritë e mëdha lindin nga gríndjet por Narini ngulmon se rasti i tyre bën përjàshtim. Edhe pse e kúndërshton Kemalin, Narinin e zè gjumi atë natë duke menduar nëse edhe rasti tyre është i njëjtë si i Rejhanit me Emirin. Sakaq, mëngjesin e ditës tjetër, Taxhi shkon sërish pranë Sunës sepse ajo ngulmon se do të arràtiset që aty. Teksa ato debàtojnë atë gjë, Taxhi shikon Emirin dhe Rejhanin duke iu afruar, ndaj largohet që të mos ballafaqohet me to.
Por Suna i ballafaqon. Emiri ndihet në fàj që nuk i ka treguar për paràlizën e babait të tyre por e bind se këtë e ka bërë për të mirën e saj. Që aty, Emiri me Rejhanin shkojnë në shtëpi, ku do i presë edhe Kemali me Narinin e Ojën, të gjithë të angazhuar me përgatitjen e dasmës së tyre. Oja madje sugjeron që dasëm të bëjë edhe Kemali me Narinin por ato heshtin. Gjatë asaj kohe, në shtëpinë e tyre, Jonxha merr kamerën që u ka vendosur në dhomë, përshëndetet me Shehrijen dhe largohet për në shtëpinë e saj të re.