Taxhi shkon të vizitojë sërish Sunën por kësaj rradhe ajo i flet në formë më të prèrë, duke i sqaruar se do të arràtiset, edhe nëse ai refuzon t’a ndihmojë. I zènë ngushtë dhe i mèrakosur për të, Taxhi nuk e lë të vetme. Ai i premton se do e ndihmojë, me kushtin e vetëm që ajo fillimisht të marrë pjesë në dasmën e vëllasë së saj. Në ato momente, një pjesë e madhe e familjes së Sunës po kujdesen për atë dasëm. Mes tyre, Xhavidana nuk e hòneps aspak vëmendjen dhe komplimentet që Rejhanit i japin në butikun e fustanave të nusërisë.
Ajo e shpreh hapurazi që nuk e do aspak nusen ndërsa Oja, qëllimisht, e komplimenton ende më shumë Rejhanin. Duke mos e duruar atë situatë, Xhavidana shkon në tùalet. Ajo shikon veten në pasqyrë dhe betohet se nuk do e lërë t’a shkèlin me këmbë. Ajo i premton veten se do e tregojë sërish se kush është dhe çfarë force ka dhe teksa bën plane të errèta kùndër Rejhanit, doreza e derës së tùaletit prìshet dhe ajo mbetet brenda. Këtë gjë, askush nuk e vëren sepse janë të përqëndruar tek Rejhani.
Madje, teksa bëjnë provat e fustanit, Emiri vjen fshèhurazi dhe pa lajmëruar askënd. Ai mahnitet nga bukuria e gruas së tij të ardhshme dhe vendos t’a rrèmbèjë që aty, me fustanin veshur. Mëse i lumtur, Emiri ndalon në vendin e parë ku shikon që po shiten tullumbace, i merr Rejhanit një tufë të tërë me ngjyra të ndryshme dhe ashtu shëtisin nëpër qytet gjatë gjithë ditës, derisa bëhet natë. Paralèlisht, xhaxhai i tij Kemali ndjen se ka filluar t’a shohë ndryshe Narinin dhe pàndeh se edhe ajo e shikon atë ndryshe.
Ndjenjat janë reciproke dhe Narini nuk e kontrollon dot më zemrën dhe rràhjet që zemra ka kur ka pranë Kemalin. Shehrija i shikon të afruar me njëri tjetrin dhe vendos të largohet fare nga shtëpia për atë natë, që t’i lërë të vetëm, por Narini largohet fare nga Kemali sepse nuk e duron dot që po i del vetja jashtë kòntrollit nga emocionet. Ajo shkon në dhomë ku do hapë një kuti që e mban të fshèhur në dollap, brenda së cilës ka sende nga e kaluara, që i sjellin kujtimin e humbjes së një personi tepër të dashur.