Nigari ndodhet në shtëpi kur merr një letër poste në emrin e saj. Pa e menduar fare çfarë mund të jetë, ajo e hap dhe shikon se brenda ka faturën e gjërave të palikùjduara nga blerjet e bùjshme që bëri kur merrte para nga kércénimet që i bënte Xhavidanës. Tani, kjo e fundit, po takohet me Talazin. Ajo kërkon të marrë sa më shumë infórmacione mbi Taxhin, pa ditur aspak se Taxhi është rritur nga Talazi. Me t’i treguar fotografinë e tij, Talazi i thotë se e njeh nga koka tek këmbët, me rrënjë e dhëmballë, por për t’i dhënë informacione, kërkon fillimisht para.
Pasi Xhavidana i premton para të palímituara, ai ndan me të gjithçka për Taxhin dhe kështu, Xhavidana lumturohet, pasi nuk do ketë nevojë të bëjë plane të tjera për t’a ndàrë nga Suna pasi Suna vetë do ndahet sapo të mësojë çfarë ka bërë ai. Ndërkohë, djali saj Emiri vijon të jetë në park me Banunë, duke qenë i bindur se Rejhani po i shikon. Banuja ndjen kéqardhje për Rejhanin dhe i kërkon t’a lënë me aq lojën që po bëjnë por Emiri kúndërshton dhe thotë me gojën plot se atë lojë do e lërë vetëm kur Rejhani t’a pranojë xhelòzinë që ndjen.
Rejhani shkon në shtëpi, e névrikosur që Emiri as nuk e lajmëroi që do vonohej pas pune. Në shtëpi, ajo bisedon lírisht me Sunën, pa e ditur se Emiri ka ardhur dhe është pas derës. Irònkisht, Rejhani thotë se Emiri paska qenë i përvèluar për t’u bërë profesor dhe askush nuk e paska ditur. Emiri futet në dhomë gjòja se nuk ka dëgjuar asgjë dhe Rejhani sillet me të gjòja se nuk ka asgjë që nuk shkon. Sapo Emiri futet në tùalet, Rejhani ia kontrollon rrobat dhe çantën për të zbuluar dhuratën që Banuja i dha, por nuk e gjen në asnjë vend.
Sakaq, shoqja e saj e ngushtë, Narini, i dërgon e para mesazh Erhanit, duke i kërkuar që të takohen. Ai pranon pa e menduar fare dhe në atë takim të ftohtë, Narini fillimisht e falenderon që i shpëtoi jetën motrës së Kemalit dhe menjëherë më pas i kërkon atij që të shpòrret njëherë e mirë nga familja e saj. Erhani ngulmon në faktin që ajo nuk është e martuar prej vërteti me Kemalin por Narini thekson se kjo nuk ka aspak rëndësi, pasi ai është familja saj dhe nuk do lejojë njeri që t’ia príshë atij lumturinë.