PREMTIMI/ Xhavidana mbron Gylsymin para Emirit

Gylsymi vazhdon planin sipas çdo fjale dhe veprimi që Xhavidana e ka mësuar të veprojë dhe kështu, ajo bën sikur po flet në telefon, në momentin që pranë dhomës së saj po kalon Emiri. Ajo shprehet në telefon se vjehrra e së motrës është një shtrígë e gjàllë dhe në çast, kthehet nga Emiri, gjòja për të kërkuar falje nga ai, teksa mbyll telefonin me shpejtësi. Emiri sërish nuk reagon, duke preferuar t’i japë kohë derisa të mësohet me jetën e tyre. Por situata do marrë një rrjedhë tjetër, jo shumë më vonë.

Qëllimisht, Gylsym i ngre zërin muzikës në maksimum, aq sa tërheq edhe vëmendjen e Emirit, i cili del nga zyra ku po punon dhe e gjen Gylsymin me këpucë mbi divan sërish, si dhe nënën e tij që gjòja me tone të buta po i kërkon që t’ia ulë paksa zërin muzikës. Emiri reagon kèq ndaj Gylsymit, me fjalë, por Xhavidana vijon me rolin sikur po e jùstifikon Gylsymin. Këtë të fundit, Emiri e thërret në zyrën e tij për të biseduar. Ai i tregon disa rregulla bazë të një jetese të përbashkët dhe që pretendon që ajo t’i zbatojë.

Megjithatë, Gylsymi do e íikletosë dhe do e lërë pa koment, kur përgjigjet duke kërkuar falje, teksa shpjegon se prej shumë vitesh ka qenë e vetme duke jetuar rrugëve dhe e ka humbur sensin e një jetese me persona të tjerë. Gjatë kohës që ato flasin, Rejhani nuk ndodhet në shtëpi. Ajo ka dalë për t’u takuar me Narinin, e cila ka arritur t’a hapë derën e dhomës ku i kishin mbyllur me çelës. Me urgjèncë, ajo i kërkoi Rejhanit që të takoheshin dhe Rejhani u tregua mëse e disponueshme.

Në atë takim, Narini nuk bën gjë tjetër veçse rrëfehet dhe qàn para saj, ndërsa Rejhani përpiqet t’a ngushëllojë duke i thënë se e gjithë situata është kalimtare. Pas një kohe qëndrimi pranë njëra tjetrës, Narini kthehet në shtëpi, ku do gjejë edhe Ojën me Shehrijen, të cilave u thotë se është e bindur në qëllimin e tyre të mirë por gjithashtu u kërkon që të mos ndërhyjnë, pasi Kemali do mérzitej shumë. Teksa flet, ajo edhe lòton, ndaj Oja me shumë përzemërsi, i sugjeron t’i hedhë gjithë ndjenjat e mendimet në një letër dhe t’ia dórëzojë Kemalit, gjë që Narini e bën.