Rejhani ndodhet në dhomën e saj duke studiuar, kur merr një telefonatë nga një numër i panjohur. Ajo i përgjigjet dhe dëgjon në anën tjetër zërin e një vajze që prezantohet si asistentja e një prej pedagogeve të shkollës. Qëllimi i telefonatës është që t’i tregojë Rejhanit se për çdo gjë që ajo mund të ketë nevojë, mundet t’a telefonojë dhe ajo do i vijë në ndihmë. Edhe pse e falenderon, Rejhani e kupton se ai favòrizim po i bëhet vetëm sepse ka mbiemrin Tarhun dhe diçka e tillë nuk i pëlqen.
Ajo i shkon pranë Emirit, i cili në ato momente po anàlizonte dèshminë që ka dhënë Xhemreja. Për të mos e strèsuar edhe Rejhanin, ai nuk i tregon asgjë asaj, por vetëm dëgjon arsyen përse i shkoi në zyrë. Rejhani fillimisht i tregon gjithë telefonatën që sapo bëri dhe duke theksuar se sa nuk i pëlqen ai dallim që po i bëjnë, ajo kërkon që ai të mos e shoqërojë më për në shkollë. Emiri e pranon meqë ajo ndihet më mirë por Rejhani ka një tjetër kërkesë, që për Emirin është shumë më e rèndë.
Tani Rejhani kërkon që të mos u tregojnë të tjerëve që janë të martuar sëbashku, vetëm që të mos e përjetojë atë dallimin që e bën të ndihet në sìklet. Emiri pranon por gjatë gjithë natës, sytë i mban hapur pasi nuk fle dot, nga xhelòzia që Rejhani i shkakton me kërkesat e saj. Paralèlisht, xhaxhai i tij Kemali dhe Narini, flejnë duke menduar për njëri tjetrin, për të gjitha gjërat që mendojnë dhe ndjejnë por nuk kanë guxim që t’i shprehin dot. Mëngjesin e të nesërmes, punonjësi i shtëpisë së tyre, Taxhi, shkon sërish tek Suna.
Ai e admiron në largësi teksa ajo vijon të bëjë ushtrime të panumërta, që t’i forcojë këmbët e saj sa më shumë. Kësaj rradhe, Suna e shikon atë dhe i shkon nga pas, edhe pse Taxhi merr të largohet sërish në heshtje. Gjatë kohës që ato bisedojnë me njëri tjetrin, nëna e saj Xhavidana vijon të bëjë plane mëse të tmèrrshme. Së fundmi, që të shpëtojë njëherë e mirë nga Xhemreja që tanimë ka dhënë deklaratë kùndër saj, Xhavidana paguan një person që premton të futet në dhomën e Xhemresë në klìnikë e t’i bëjë elèktroshòk.