Rejhani është shumë e strésuar për provimin që do ketë ditën tjetër, prandaj vendos të mësojë sëbashku me Emirin, duke qenë se ai e ka përfunduar atë shkollë me ekselencë. Pasi mësojnë me orë të tëra, Emiri e fton Rejhanin për të darkuar sëbashku, jashtë, vetëm që t’i largojë asaj sadopak strès. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet xhaxhai tij, Kemali, që vijon të luajë me familjen e tij, në piknikun spontan që organizuan. Ato, përveçse luajnë, edhe bisedojnë dhe mes shumë temave, Shehrija hap temën e të shkuarës.
Narini ndihet në síklet për shkak të reagimit që do ketë Kemali kur të mësojë se Erhani është ish i dashuri saj, ndaj i paraprin atij momenti, duke shprehur mendimin se e shkuara i përket vetëm të shkuarës dhe nuk përfshihet fare në të tashmen. Síkletit të Narinit do i shtohet edhe fakti që Kemali nuk mendon fare si ajo dhe shprehet se e shkuara ka gjithmonë vend edhe në të tashmen. Pas shumë lojërave që bëjnë, nata bie dhe ato kthehen të gjithë sëbashku në shtëpi, ku Oja ka një kërkesë.
Ajo e shikon Erhanin si dòktorin që i shpëtoi jetën dhe pëlqimi që ka krijuar për të, është bazuar në lulet dhe biskotat që ai solli për Narinin por që Oja mendoi se janë për të. Tanimë, ajo kërkon që t’a ftojnë edhe Erhanin për një darkim në shtëpinë e tyre. Kemali i drejtohet Narinit, duke e pyetur se çfarë ushqimesh mund të pëlqejë ai, meqë ka jetuar për ca kohë në Azèrbajxhan, por Narini refuzon të përgjigjet apo të përfshihet në atë temë, ndaj dhe largohet me jùstifikimin se do shkojë pranë Masallit.
Pas gjithë asaj situate, Narini i premton vetes se maksimumi, ditën e nesërme do i tregojë gjithka Kemalit mbi Erhanin. Ndërkohë të nesërmen, në anën tjetër, Rejhani nuk e gjen gjëkundi projektin që duhet të dòrëzojë në shkollë. Xhavidana ia ka grísur dhe ia ka hèdhur në mbéturina, gjë që e zbulon Zejnebi, por Rejhani i përgjèrohet Zenebit të mos i tregojë gjë Emirit. Ky i fundit, tashmë e ka zgjidhur situatën sepse ka përgatitur një tjetër projekt, që ia dòrëzon Rejhanit, në momentin e fundit.