Xhemreja shfrytëzon orët e vona të natës për t’iu futur në shtëpi Xhavidanës e për t’ia ndërruar ilaçet që ajo konsumon. Sërish, e bën pa e zënë askush. Paralelisht,në ato orë të vona, Narini po pastron shtëpinë e Kemalit.
Ajo lëviz çdo gjë nga vendi dhe bën një pastrim të thellë, gjë që të gjithë e kuptojnë se po e bën nga mërzia, që t’a largojë mendjen nga Rejhani. Kemali përpiqet që t’a ndalojë por nuk ia del dot dhe Narini vazhdon deri në mëngjes.
Në mëngjes, ajo e lëshon veten para Kemalit që sërish përpiqet pas saj. Narini qan në supet e Kemalit që e përqafon dhe atë moment e shikon edhe Pelini, e cila në çast heq dorë nga ai, edhe pse Oja tenton t’ia shpjegojë ndrysh atë pamje.
Larg tyre, ndodhet Rejhani me Emirin, në kërkim të gjurmëve të Ahmetit. Ai është bashkëshorti i Nurajit, gruas që takuan në spital dhe ndonëse e gjejnë, ai refuzon të rikthehet me të, për të cilën thotë se hoqi dorë nga ai kur vendosi të mbante fëmijën.