Emiri flet aq shumë për ëndrrat që ka me fëmijët e tij, saqë Rejhani nuk i tregon dot për çfarë dyshon se do ndodhë, sado që Melikeja ia thekson se Emiri duhet t’a dijë. Ditën tjetër, Rejhani merr telefonatën e shumëpritur nga doktoresha.
Ajo i thotë se do e vizitojë në shtëpi për t’i dhënë përgjigjen e analizave. Rejhani mbushet me shpresa duke pandehur se ajo do kërkojë falje për gabimin ndërsa Melikeja e kupton se për çfarë po vijnë ato, për përgjigjen e padëshiruar.
Ndërkohë, armikja e vetme e Rejhanit, Xhavidana, është aq e dërrmuar dhe e mbuluar me baltë saqë askush nuk pranon t’a shoqërojë me makinë në shtëpi. Ajo e kalon natën në mes të rrugës ndërsa në anën tjetër, Narini tek Kemali.
Për ribashkimin e Narinit me Kemalin, Shehrija me Hëzërin do betohen se do bëjnë gjithçka munden. Sakaq, Xhemreja i frikësohet reagimit të Talazit dhe tenton t’ia mbathë por nuk ia del. Talazi shpejt vjen në shtëpi dhe për çudi, e përgëzon Xhemrenë për çfarë i ka bërë Xhavidanës.