PREMTIMI/ Xhemreja arràtiset nga klìnika

Narini dhe Erhani bisedojnë sërish veçmas, larg Kemalit dhe Ojës. Erhani tanimë nuk i frìkësohet asaj fare, as kèrcènimit me video, por vetëm i kujton se në momentin që ajo flet e rrëfen çdo gjë, nuk do e humbasë vetëm ai Ojën por edhe ajo Kemalin. Në momentet që ato flasin, edhe Oja po përpiqet t’a bindë Kemalin në dashurinë e saj me Erhanin. Ajo qàn teksa flet por nuk e bind dot vëllanë e saj i cili nuk i jep dot shpjegim sjelljes së Erhanit, duke pyetur edhe motrën e tij se si mund t’i besojë një njeriu që një një çast të paprìtur e bràktis me një letër.

Asgjë nuk zgjidhet mes vëlla e motër por mes Narinit dhe Masallit do flitet një e vërtetë shumë e madhe, gjithashtu mbi Erhanin. Masalli ndjen lìrshmërinë t’i shkojë pranë e t’i tregojë se përse nuk e do aspak Erhanin. Kështu, Masalli tregon për fotografinë e tyre familjare që ai ka thýer si dhe për letrën që ka marrë nga zyra e babait të saj, Kemalit. Narini shtànget e tëra por Masallit ia zbukuron situatën që ajo të mos brèngoset më tepër. Narini zbret pranë Kemalit dhe Ojës, që i gjen ende në diskutim dhe Ojën me lòt në sy.

Përtej të gjithave, Narini vendos t’i bëhet krah Ojës, duke qenë e bindur në ndjenjat e saj të pastra dhe duke ndjerë dhèmbshuri për lòtët që i rrjedhin rrëke. Pasi e qetëson Ojën, Narini rikthehet në dhomë dhe brenda fare pak çastesh, do shkojë edhe Kemali. Ai fillimisht i kërkon falje që po ia thotë kaq vonë por thekson se është hutuar nga Oja me Erhanin, më pas i tregon se Rejhani është lìruar nga bùrgu. Nga lumturia, instiktivisht, Narini i hìdhet në qafë dhe gëzon për shoqen e saj, të cilën e konsideron shumë më tepër.

Në anën tjetër ndodhet Xhavidana me frùstrimin e saj për çfarë ka bërë Gylsymi. Ajo i shkon në dhomë për t’a kèrcènuar por vëren se tanimë Gylsymi nuk frìkësohet aspak. Gylsymi i bën të qartë se nëse flet, ajo që humbet është vetë Xhavidana, ndërsa Gylsymi, më e kèqja e mundshme është që i rikthehet jetës që ka pasur dhe tanimë me një çantë të mbushur me para. Prandaj, Xhavidanës nuk i intereson të flasë sepse do dìgjej për vete. Përveç Gylsymit, Xhavidana ka një tjetër rrezìk që ende nuk e di dhe ai rrezìk, është Xhemreja që ia del të arràtiset nga klìnika.