Emiri qëndron përballë Rejhanit, mëse i shókuar që ajo e di vendin e motrës së tij, Sunës. Ai kërkon me ngulm që t’ia tregojë e t’i shkojnë pranë menjëherë por Rejhani përgjigjet duke thënë prèrazi se nuk do ia tregojë, pasi i ka dhënë fjalën Sunës dhe nuk dëshiron t’a zhgènjejë atë. Rejhani i sugjeron të ndalojë për pak dhe të shijojë më shumë faktin që e ka familjen në jetë, edhe pse babanë dhe motrën i ka të sëmùrë. Me sytë e përlòtur dhe gushën që i dridhet, Rejhani thotë se do jepte gjithçka për t’a pasur në jetë familjen, sado larg saj.
Mëngjesin e të nesërmes, ajo del që herët nga shtëpia, për të shkuar pranë Sunës pa e ndjèkur njeri. Xhavidana e shikon duke u larguar dhe vjèll vrèr për të para Melikesë, teksa i thotë se situata e familjes së tyre është në atë gjendje për fàj të Rejhanit dhe Rejhani sërish e ka mendjen të shëtisë, ndërkohë që Suna është zhdùkur. Emiri e dëgjon deri në fund nënën e tij dhe i kërkon të ndalojë njëherë e mirë me gjithë shpífjet kúndër Rejhanit. Ai ia përplàs në fytyrë faktin që Rejhani e di vendin e Sunës.
Emiri ia ndàlon të merret më me Rejhanin dhe i sugjeron të jetë nënë pak më e dobishme, sepse gjatë gjithë qëndrimit të Sunës në klínikë, ajo ka vajtur vetëm 3 herë për t’a takuar të bijën. Pas atyre fjalëve të rénda, Xhavidana largohet, ndërsa Emiri telefonon Rejhanin, por tani ajo vendos të mos i përgjigjet. Këtë e bën që të bindë Sunën se nëse ajo nuk do kthehet në gjirin e familjes, atëherë as vetë Rejhani nuk do kthehet por do qëndrojë me të. Suna e merr këtë vendim si një mungesë besimi nga Rejhani, gjòja se Suna nuk ia del dot mbanë vetë.
Këtë mendim ia hèdh poshtë Rejhani menjëherë dhe vetëm pak çaste më vonë, ajo mrekullohet nga Suna që arrin të lëvizë gishtërinjtë e këmbëve. Entuziasmin e Rejhanit e pret Suna, e cila i kërkon të mos i tregojë gjë familjes, pasi ka fríkë nga zhgènjimi i rradhës nëse sërish nuk do ecë dot. Ndërkohë, xhaxhai i saj Kemali, përpiqet të kuptojë nëse Narini është i dashuruar pas saj apo jo. Paralèlisht, një tjetër e dashuruar nuk heq dot dorë. Ajo është Xhemreja, që ia del të arràtiset nga spítali dhe i premton vetes se do jetë një ditë me Emirin.