Shehrija nuk pranon të flasë me personin që ka shkuar t’a takojë pas kaq shumë vitesh dhe Narini e mbështet, ndërsa Kemali u del kúndër të dyjave duke thënë se po e teprojnë. Por i dashuruari pas Shehrijes nuk heq dorë nga ajo. Ai u troket sërish në derë dhe e bën të qartë se nuk do largohet aty pa biseduar me të. Shehrija tenton t’a trèmbë duke i përmendur pólícinë, por më kòt, sepse ai nuk trémbet. Kemali mendon të ndërhyjë në atë situatë, për t’i kërkuar zotërisë që t’i japë kohë Shehrijes të kalojë shòkimin e rikthimit të tij.
Edhe pse Kemali ia sugjeron me shumë butësi dhe duke mos e gjykùar atë aq ashpèr sa Narini, sërish, ai nuk pranon dhe ngulmon se nuk ia lë dot më kohës. Gjatë kohës që ato flasin, Oja i del përpara Taxhit. Ajo ka mësuar nga mbesa saj Suna, se Taxhi po i shmanget dhe se ndihet shumë kèq para saj që nuk e shpëtoi dot por edhe para Kemalit, ndaj për t’a gëzuar Taxhin, Oja i tregon se Suna shumë shpejt do mundet të ecë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Suna vetë, e cila ka pranë edhe Emirin edhe Rejhanin.
Të tre diskutojnë për trimëritë e njëri tjetrit ndërsa nga dera, i vëzhgon Xhavidana. Ajo e urrèn afrimitetin mes Rejhanit dhe Sunës por e ka pranuar se nuk ndërhyn dot më tek asnjëra. Atë natë, para se të flejnë, Rejhani do ritheksojë para Emirit dëshirën e saj për t’u rregjistruar në shkollë, ndërsa Emiri ngulmon se ende nuk kanë qëndruar mjaftueshëm me njëri tjetrin dhe nuk duron dot gjithë ato orë larg saj. Me aq, bien të flejnë, por surpriza e vërtetë do jetë të nesërmen në mëngjes, kur Emiri e zgjon atë nga gjumi.
Ai i kërkon të nxitojnë për të shkuar në shkollë dhe me shumë entuziasëm, ajo përgatitet e shkojnë, por gjërat nuk shkojnë siç ato duan sepse kuptojnë që ka kaluar afati rregjistrimit. Rejhani kthehet në shtëpi e mérzitur ndërkohë që Emiri bën të pamundurën për të dhe ndërmjet disa të njohurve, arrin t’a rregjistrojë atë në shkollë. Surpriza e tij e dytë, e gëzon ende më shumë se në mëngjes. Gjatë asaj kohe, nëna e tyre shkon të vizitojë Xhemrenë. Xhavidana i kërkon Xhemresë që t’a besojë por ato fjalë nxísin aq urrèjtje tek Xhemreja, saqë ajo e gòdet Xhavidanën derisa kjo e fundit bíe pa ndjenja.