Producenti i njohur, Eduard Deda, i cili ishte një ditë më parë pjesë e panelit “Ftesë në 5”, në Top Channel, ku komentoi finalistët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”. Ai u shpreh se Gjesti kur erdhi në BBV ishte i famshëm, pasi kishte qenë në një reality show, i cili i dha shumë popullaritet.
Por megjithatë Deda shtoi më pas se Gjesti në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka bërë gafa të jashtëzakonshme dhe nuk do e fitonte në asnjë vend të botës “Big Brother”. Producenti kujtoi momentin kur fituesi i BBV 4 mori rruzaren e Jozit dhe e hodhi në pishinë. Ai shprehet se Gjesti duhet t’i jetë falënderues komunitetit katolik që nuk e bënë kauzë.
“Gjesti do mbahet mend për shumë gjëra. Për këtë djalin, ne si shtetas shqiptarë, shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Diasporës dhe të Kosovës, nuk e morën kurrë seriozisht për gafat që bëri. Sepse me gafat që ka bërë ky djalë nuk do fitonte në asnjë vend të botës, kurrë Big Brother. Por ishte natyra e tij as fëmijë as burrë, se herë të dukej si një fëmijë dhe një herë si një djalë i rritur, e për këtë arsye ky djali u shpall fitues. Sepse ky djali ka gafa të jashtëzakonshme, më të mëdha se Jozi me atë shuplakën që i ka dhënë.
Për shembull, për ne komunitetin katolik të marrësh rruzaren e t’a përçmosh, t’a hedhësh në pishinë dhe mos t’a pranosh e t’i thuash varëse, është shumë e rëndë. E ai duhet t’i jetë shumë falenderues të gjithë komunitetit katolik që nuk e bënë kauzë dhe nuk u ngritën në këmbë për të thënë ‘që ne këtë nuk e lejojmë se sjellin përçarje fetare dhe është problematike për ne dhe është fyerje”, tha Deda.
Mes të tjerash producenti mendon se fitoren Gjestit ia dha shpulla e Jozit pasi sipas tij, nuk ka qenë para Rozana Radit:
“T’ia dijë për nder Jozit se ajo shpullë i dha fitoren, edhe pse ishte një akt shumë i shëmtuar për në televizion dhe nuk bie kurrë dakord”.