Rozana apo Gerta, ja kush largohet e para nga BBVA sipas Eglës

Aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP Albania 3”, Egla Ceno, ka dhënë opinionin e saj mbi çiftet në edicionin e katërt të BBVA.

Në një përgjigje për ndjekësit e saj në Instagram, ajo ka shprehur mbështetjen për Laertin, ndërsa ka ironizuar Rozana Radin.

Jam me Laertin deri tani,” shkruan Egla, duke e shoqëruar me një emoji të buzëqeshur. Por, ajo nuk i ka kursyer thumbat për Rozanën, duke lënë të kuptohet se publiku e ka të qartë se kush është ajo:

Për Rozanën nuk ka nevojë ta komentoj, se publiku shikon qartë çfarë ‘gjelle’ je. Mendoj që kur të vijë koha, Rozana del nga shtëpia para Gertës.”