Ereni mëson një informacion me shumë rëndësi nga banka, se prej kohësh, Metini i dërgonte para rregullisht çdo muaj Inxhit. Ilgazi nuk e kupton aspak çfarë po ndodh, ndaj shkon në shtëpi, ku ngulmon për të biseduar me babain e tij që po gatuan dhe refuzon të përgjigjet. Ilgazi ulèret duke thënë se ka pasur mundësi t’a lìronte Çinarin menjëherë apo të fshèhte provat, por nuk e ka bërë sepse ka zgjedhur të jetë “djali i babait të tij” që vendos gjithmonë nderin para çdo gjëje apo personi, ndërsa tani, babai tij po fshèh hapurazi diçka me peshë.
Fjalët e drejta të Ilgazit e rèndojnë së tepërmi Metinin, aq sa largohet dhe kyçet në dhomë. Ilgazi i kërkon që ai të hapë derën, ndërsa Metini as që përgjigjet. Kur Ilgazi shpèrthen derën, ai e shikon babanë e tij me àrmè të drejtuar në kokë dhe që qàn si fëmija duke thënë se nuk duron dot më por sërish, nuk tregon çfarë lidhje ka pasur me Inxhin. Për Inxhin, në ato momente, nëna e saj Gyli po gatuan biskotat e preferuara. Prej ditësh ajo është në gjendje shòku dhe nuk e pranon që vajza saj ka vdèkur.
Vajza e saj e madhe tenton t’ia rithotë, por nuk e bën dot. E vetmja mënyrë që Ajlini mendon t’ia thotë nënës së saj, është duke e dërguar në vàrrimin e Inxhit. Të gjithë njerëzit e ngushëllojnë Gylin, e cila vijon të mos kuptojë asgjë, as përse bashkëshorti saj po gròpos të vdèkurën. Ato kthehen në shtëpi, me gjendjen e vazhdueshme të shòkut tek Gyli. Paralèlisht, i dashuri i fshèhtë i Inxhit, Ozani, vëren se nuk i kanë furçat e dhëmbëve në shtëpi, as ai dhe as bashkëshortja tij. Menjëherë ato e kuptojnë se në çfarë situate janë futur.
Gruaja e tij qàn me dènesë teksa fàjëson Ozanin për pròblemin që u solli, ndërsa ai betohet se do e rregullojë. Personi që po mbahet ende nèn akùzat më të forta për atë vràsjè, është ende në bùrg, ku vijon të marrë kèrcènime, se do ia cènojnë motrën, nëse ai do flasë. Përtej tyre, Ilgazi kërkon me ashpèrsi nga Parsi që t’a bëjë punën mirë tek Çinari e të mos përziejë çështjet personale që kanë me njëri tjetrin, përndryshe do bëjë ankèsë për të. Menjëherë pas largimit të tij, Parsi gjen formën për t’u ankùar në mënyrë të tërthortë për Ilgazin, gjoja se është i shqètësuar për shokun e tij.