Parsi mëson nga kolgia tij diçka mbi Nevanë, të cilën ai nuk e kishte ditur dhe brenda vetes, ndjen xhelozi që Neva është shprehur me dikë tjetër dhe jo me të, ndaj i troket në zyrë dhe e shpreh gjithë shqetësimin e tij, aq sa shkakton të qeshura.
Sakaq, të qeshurat nuk kanë fare vend tek Xhejlina dhe Ilgazi, të cilët sëbashku trokasin në derën e Xhansusë, ku futen pas shumë e shumë tentativash për t’a bindur që nuk do i arrestojnë. Frika e Xhansusë, është nga bashkëshorti saj.
Ajo ka frikë se ai mund t’a vrasë në momentin që do i paraqitet letra për divorcim dhe assesi nuk pranon të dalë para tij.
Paralelisht, Serdari nuk pranon të flasë me asnjë prej shoqeve të tij.
Merve, Parla dhe Tuçe duan të dinë po aq sa komisariati se ku ndodhet Serdari por ai vijon të fshihet. Ereni, për të qenë sa më i sigurtë, i kërkon së bijës që t’i japë çdo informacion që mund të marrë për Serdarin sepse vetëm kështu mund t’a lirojnë Çinarin.