Metini vendos që të rikthehet në punë, pas lejes që mori që prej ngjarjes me djalin e tij, Çinarin. Në ambjentet e punës, ai respektohet si askush tjetër, nga më të mëdhenjtë dhe më të vegjlit, por kjo vetëm sa ia vrèt ende më shumë ndërgjegjen. Paralèlisht, djali tjetër i tij, Ilgazi, arrin të gjejë formën për t’a dërguar në kontroll makinën në të cilën dyshòjnë se është tránsportuar Inxhi e vdèkur. Atë makinë tentoi t’a fshíhte Jektai, por Xhejlini me Ilgazin ia prènë atë rrugë.
Gjatë asaj kohe, nëna e Xhejlinit, Gyli, strehohet dhe ngushëllohet tek familja vràsèse. Ajo nuk e di se vràsèsi po qëndron përballë saj, ndaj dhe vendos kokën në supin e Enginit, duke qàrë me dénesë, se si Çinari u lírua. Gyli dhe familja saj, përveç Xhejlinës, e besojnë se Çinari është vràsèsi, ndaj vàjton që ai endet i lirë ndërsa Inxhin e dërgoi në vàrr. Engini nuk e duron dot më që t’a ngushëllojë Gylin për atë që ka bërë vetë, prandaj sajòn një jùstifikim pune dhe largohet me nxitim nga shtëpia, duke e lënë nënën me Gylin.
Sakaq, babai i tij ndodhet në kómisariat, duke bërë rolin e avòkatit të Osmanit por në të vërtetë, fshèhurazi nga të gjithë, ai po fut në shtëpinë e Osmanit provat për vràsjèn e Inxhit. Parsi nuk e lë të lirë dot Osmanin, pasi ai nuk ka si e vërteton se ku ka qenë natën e vràsès së Inxhit dhe në telefonin e tij ka mesazhe ndaj saj ku i shkruante se do e vrísté. Sado që Osmani e shpjegoi shumë herë se atë mesazh ia ka dërguar vetëm nga fríka se mos ajo i tregonte së motrës që ai e tràdhton, Parsi sërish nuk bindet.
Me Jektain në krye, Parsi dërgon një ekip kontrolli në shtëpinë e Osmanit. Gruaja e Osmanit, vajza e tij dhe Gyli shkojnë gjithashtu kur shikojnë se çfarë po bëhet dhe me ngulm u kërkojnë të mos hèdhin dyshìme mbi familjarin e tyre, Osmanin, por nga ajo shtëpi do dalin dy prova, që do i lënë të gjithë pa fjalë. Në ato momente, Xhejlini me Ilgazin, marrin telefonatën e shumëpritur nga detèktiv Ereni, i cili lajmëron se ka rezultuar që njolla e gjàkut e gjendur në makinën që dërguan për kontroll, i përket Inxhit dhe kështu mund t’a pràngosin Enginin si fàjtor.