Ajlini qëndron para Zymrytit me lòt në sy, ndërsa Zymryti nuk flet fare. Duke theksuar se nuk duron dot më një tjetër humbjes pas së birit dhe së motrës, Ajlini ia lë në dorë Zymrytit të vendosë për të ardhmen e saj; nëse do vazhdojë me Osmanin, nëse do rikthehet në të njëjtën palestër dhe shkollë ku ka qenë, ajo do i tregojë xhaxhait për tràdhtinë dhe të gjithë e dinë se ai do i vrìstè të dy, ndaj nëse do të shpëtojë, duhet t’i përmbushë kushtet e Ajlinit. Kjo e fundit shkon në shtëpi duke qàrë dhe në të njëjtën gjendje e gjen edhe të bijën.
Parla nuk e përtýp dot zhgènjimin që babai i saj i ka dhënë, prandaj i shkon atij në shtëpi, në një orar të vonë, për të kërkuar një shpjegim për tràdhtinë që ka kryer prej vitesh. Osmani jùstifikohet duke kujtuar shumë màrrëzira që Ajlini ka bërë që prej vdèkjes së djalit të tyre e duke thënë se ishte kthyer shtëpia në një gjendje të padurueshme, vetëm për shkak të Ajlinit. Pavàrësisht lòtëve të sinqertë të Osmanit, Parla nuk e beson dhe largohet duke i thënë fjalë shumë të rènda. Po atë natë, dikush tjetër do lèndohet dhe ai person do jetë Laçini, nëna e Enginit.
Jektai i ka ndërruar bravën e derës pa i thënë gjë dhe sado që Laçini i kërkon të hapë derën e të flasin, ai nuk e pranon më brenda. Laçini shkon në një hotel për t’u akomoduar por kàrtat e kreditit të saj janë ngrirë nga Jektai. Paralèlisht, personat që zbuluan krìmìn e djalit të tyre, Xhejlina dhe Ilgazi, ndodhen në shtëpi, njëri në dush dhe tjetri në gjumë. Xhejlina zgjohet nga një màkth që shikon me babanë dhe motrën e ndjerë dhe me nxitim përqafon Ilgazi që sapo del nga dushi, i mbuluar vetëm me një peshqìr në brez.
Ai e përqafon për t’a qetësuar dhe brenda fare pak sekondash, Xhejlina i afrohet me duar në gjoks për t’a puthur por një zile telefoni do e ndërpresë atë moment. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet babai i Ilgazit, Metini, i cili e pastron makinën në mes të pyllit, për të shpëtuar nga gjurmët e Zaferit. Pasi e pastron, Metini kontrollon kamerat e rrugëve dhe zbulon se dikush ia ka marrë kùfomën nga bagazhi teksa ndodhej në kàrburant, por një kamion para kamerës e ndalon t’ia shikojë fytyrën autorit të veprës.