Jektai mbetet pa fjalë para Laçinit dhe motrës së saj Sedasë, që po i kércénon duke qenë në pozicionin e avòkates së djalit të tyre. Engini u dërgon mesazh të qartë ndërmjet saj, se nëse nuk do e ndihmojnë të dalë që aty, ai do ia nxjerrë sékretin babait të tij, që ka një diplomë fálse avókatie. Seda largohet ndërsa Jektai i kërkon me patjetër Laçinit që ajo të flasë me djalin e tyre e t’a rregullojë atë situatë. Engini në ato momente, po merret me fórcë nga Ilgazi që futet deri brenda në qelìnë e tij dhe bisedon veçmas, ashtu siç ai ka kërkuar.
Engini ka përdorur mesazhin zanor që dikur Xhejlini i ka nisur në mirëbesim kur po kërkonte me Ilgazin gjurmë për gjetjen e vràsèsit të Inxhit dhe për t’i kércénuar në rast nevoje, Engini e ka ruajtur mesazhin ku Xhejlina me gojën e saj tregon se si disa punë i kanë kryer në formë ilègale. Për më tepër, Engini me natyrën e tij tràdhtare, ka ndjekur qëmoti situatën e Inxhit kur ajo ka marrë bùrsë nga Metini pa e njohur dhe ka arritur të zbulojë të vërtetën, se Metini e ka futur padrèjtësisht në bùrg Zaferin, me vetëdije, jo gàbimisht.
Engini i lë në dorë Ilgazit që të vendosë ai nëse do rrëfehet ai para Xhejlinës apo do rrëfehet vetë Metini në pòlìci. Ilgazi largohet mëse i frústruar që aty dhe shkon pranë Xhejlinës për t’i dòrëzuar asaj një letër që Engini ia dha për të. Ajo letër është shkruar nga Engini duke modífikuar shkrimin e Xhejlinës, për një deklaratë që është shkruar sikur është shkruar nga Xhejlina vetë. Ai pretendon që ajo të firmosë deklaratën ku është jùstfikuar vràsjà e Inxhit duke thënë se ajo duhet t’a ketë provòkuar shumë Enginin, ndryshe ai nuk vrèt dot njeri.
Engini bashkë me tezen e tij avòkate, Sedanë, po përdorin çdo gur për të arritur qëllimin e tyre. Seda, shkon të takohet me Parsin, të cilin e kèrcènon hapurazi me një video të motrës së tij, Nevasë, ku ajo po bën diçka të jashtëlígjshme me të cilën mund t’i hiqet lehtësisht e drejta e ushtrimit të profesionit. Përtej tyre, ndodhet Erdemi. Ai nis të dyshòjë se vajza e ish të dashurës së tij Ozlemit, mund të jetë vajza e tij, sepse sipas Erdemit, mosha është e përshtatshme, me vit e muaj. Edhe pse Ozlemi e mohon, ai fshèhurazi merr dy provëza për të bërë ÀDN-në.