Me urdhër të gjyshit të Çinarit dhe Ilgazit, Seda dètyrohet të punojë pranë Jektait. Ky i fundit, beson se tanimë atë e ka një ùshtàre besnike dhe për këtë i bën të gjitha planet me të, se si t’a rikthejnë Xhejlinën në bùrg. Por përveç çështjes së Xhejlinës, Seda ndan me të edhe shqètësimin që i jep Xhunejti, i cili hapurazi nuk e pëlqen atë. Jektai e merr me të qeshur dhe i sugjeron të mos interesohet aspak nëse Xhunejti e pëlqen apo jo. Gjatë asaj kohe, Xhejlina për të cilën ato po flasin, ndodhet para nënës së saj dhe pyetjes së vèshtirë që ajo i bën.
Nëna e Xhejlinës kërkon të dijë nëse e bija është e dashuruar pas Ilgazit apo jo, ndërsa Xhejlina jep shumë përgjigje të tërthorta por asnjë konkrete apo të drejtëpërdrejtë. Biseda e tyre e sìkletshme do ndërpritet pikërisht për shkak të Ilgazit, që ndodhet jashtë shtëpisë së tyre duke e pritur Xhejlinën. Ajo zbret dhe dëgjon me vëmendje Ilgazin, i cili shkurtimisht i kërkon asaj të jetë krah tij në hapin e ri që ai do hedhë. Xhejlina i afron duart dhe pranon të jetë gjithmonë krah tij.
Sakaq, shoku i tyre i ngushtë, Ereni, do përballet mëngjesin e të nesërmes me një situatë tepër të sìkletshme. Tanimë edhe Tuçja e di që ato janë baba e bijë por nëna e saj Ozlemi, nuk e pranon assesi Erenin si babanë e fëmijës së saj. Ajo u mbin në shtëpi që herët në mëngjes, duke iu lutur Tuçes që të rikthehen në shtëpinë e tyre para se babai t’a marrë vesh se ajo është larguar por Tuçe insiston se babai i saj është Ereni dhe nuk ia ndjen për tjetër njeri. Sado që Ozlemi insiston, Tuçja nuk largohet me të por qëndron me Erenin.
Paralèlisht, duket se një tjetër fëmijë do vijë në jetë duke iu prezantuar dikush tjetër si baba, në vend të babait biològjik. Làjmi i madh se Zymryti është shtatzènë, do e gëzojë shumë xhaxhanë e Xhejlinës dhe Ajlinit, i cili prej vitesh donte një fëmijë, por ashtu si nëna e vajzave, edhe Ajlini dhe madje vetë Osmani, mendojnë se ai fëmijë mund të jetë i tij. Ato panìkosen nga frìka por Osmani nuk e shfaq dhe largohet për në punë, ku pas shumë përpjekjesh, gjen guximin t’i dërgojë mesazh Zymrytit për t’a pyetur nëse fëmija është i tij.