Sekrete familjare/Xhejlina shkakton xhelozi tek motra saj

Çinari përgatitet për t’ia mbathur në formë të paligjshme, por një prej personave që ndodhet aty, e fluturon lajmin tek Jektai. Ky i fundit, përveç Çinarit, po merret edhe me Osmanin, me të cilin kanë vendosur të godasin Ajlinin.

Osmani rrëfen mes lotësh historinë se si u ka vdekur djali tyre, që Jektai të marrë informacionet e nevojshme që Ajlini të mos konsiderohet e aftë ligjërisht për të qenë nënë e për të mbrojtur fëmijët. Në atë mes, ai kërkon të bëhet kujdes për Parlën.

Në ato momente, Parla me nënën dhe gjyshen e saj po vizitojnë shtëpinë që Xhejlina ka marrë. Ndonëse gjithçka duket sikur po shkon shumë mirë, Ajlini përjeton një xhelozi shumë të madhe për mbështetjen që nëna saj i jep Xhejlinës.

Paralelisht, bashkëshorti Xhejlinës, Ilgazi, po i tregon sinqerisht motrës së tij, Defnesë, se vëllai tyre Çinari nuk do kthehet për një kohë shumë të gjatë, ashtu si dhe babai tyre, Metini.