Sekrete familjare/ Xhejlini dhe Ilgazi arrijnë me sukses planin e tyre

Engini ndodhet në shtëpi me nënën e tij, duke vàjtuar faktin se mos Xhejlini e ka kuptuar dhe gjithçka do marrë fund. Si të mos mjaftonte, momentit të tyre u bashkohet edhe nëna e Xhejlinit, nëna edhe e të ndjerës, Inxhit. Ajo ende beson se Çinari është vràsèsi dhe i dhèmb që ai është lënë i lirë, ndaj shkon pranë tyre, duke i konsideruar si miqtë më të afërt dhe qàn në supin e Enginit. Ky i fundit, nuk e përballon dot më tepër atë situatë, nga ndërgjegjia që i ulèret, ndaj jùstifikohet me punë dhe largohet nga shtëpia.

Sakaq, babai i Çinarit, Metini, rikthehet sërish në punë. Atij i duhet të qëndrojë në krye të punës që të zhdùku çdo provë apo mundësi që Çinarin t’a zènë si fàjtorin e vràsjès së Zaferit, kufòma e të cilit ende nuk është zbuluar. Metinin gjithashtu e vrèt ndërgjegjia, pasi në ambjentin e tij të punës, si më të vegjlit ashtu edhe më të mëdhenjtë, e respektojnë së tepërmi. I vetmi person që nuk ka aspak ndërgjegje, është Jektai. Ndonëse po bën avòkatin e Osmanit që e ka marrë Parsi në pyetje, ai ndërkohë po ia punon pas shpine.

Parsi e shikon Osmanin si të dýshuar pasi në celularin e tij është gjetur mesazhi ku ai i shkruan Inxhit se do e vràsè, por Osmani ndonëse betohet se atë mesazh ia ka shkruar nga pàniku që ajo të mos i tregonte të motrës se ai e tràdhton, sërish, ai nuk e vërteton dot se ku ka qenë natën e vràsjès. Në kohën që ato flasin, në shtëpinë e Osmanit, Jektai arrin të pozicionojë dy prova nga nata e fundit e Inxhit. Njëra është vëthi i munguar, që e mban edhe Xhejlini në vesh, ndërsa tjetra është sendi fortë me të cilin Inxhi është vràrè.

Vajza e Osmanit shikon pòlìcinë në shtëpinë e saj dhe menjëherë lajmëron mamanë e gjyshen. Ato u përgjèrohen të mos hèdhin bàltë mbi familjarin e tyre, por kontrollet vazhdojnë, derisa gjenden dy provat që Jektai ka lënë dhe familjarët e Osmanit gjithashtu pësòjnë shòkim, duke mos mundur dot të flasin fare. Paralèlisht, Xhejlini me Ilgazin i vazhdojnë planet e tyre dhe madje me shumë sukses. Nga Ereni, ato marrin lajmin e madh se gjàku i gjetur në makinën që dërguan për kontroll, rezulton se i përket Inxhit.