Neva, ish e fejuara e Ilgazit që është njëkohësisht motra e pròkuror Parsit, bëhet shumë xhelòze që ai është martuar me dikë tjetër në një kohë aq të shpejtë. Ajo e ndalon Xhejlinën për të folur me të dhe përciptazi i tregon se martesa e tyre i ka sjellë shumë dýshime në mendje, pasi vetë ka qenë e fejuar me Ilgazin për një kohë shumë të gjatë dhe asnjëherë nuk është diskutuar martesa mes tyre. Xhejlina e dëgjon deri në fund por vendos të mos i përgjigjet, pasi nuk do t’a pranojë që janë martuar për të shpëtuar profesionin e saj.
Me aq, Xhejlina largohet pranë Ilgazit. Të dy janë në pritje të telefonatës së Erenit, i cili u jep làjmin e madh dhe të shumëpritur se gjàku që është gjetur në makinën që Ilgazi dërgoi për kontroll, rezulton të jetë gjàku i Inxhit të ndjerë. Kështu ato marrin provën e mjaftueshme, sa për t’a marrë në pyetje Enginin. Parsi e merr atë informacion nga Ereni por duke qenë mëse i sigurtë se pas atij informacioni qëndron Xhejlini me Ilgazin, u shkon atyre në zyrë dhe u kërkon të jenë më të hapur e të sinqertë.
Mëse i lumtur, Ilgazi largohet nga kòmisariati, për të shkuar në shtëpi, ku do marrë një telefonatë nga gjyshi i tij, që kërkon të takojë vëllanë dhe motrën e Ilgazit, meqë Metini nuk i lejon. Ilgazi tenton t’a shmàngë tani që e kreu punën me makinën që i duhej, por gjyshi i tij nuk heq dorë. Gjatë asaj kohe, në shtëpinë e Ilgazit do ndodhë e paprìtura e madhe. Teksa Metini kërkon të dijë ku është zhdùkur Çinari prej orësh të tëra, Çinari kthehet në shtëpi mes lòtësh dhe i tregon atij se ka vràrè Zaferin, për të mbrojtur veten.
Çinari kërkon ndihmë nga i ati dhe të mos e denòncojë, gjë që Metini ia premton, duke shkèlur parimet e tij të punës. Sakaq, Engini lajmëron Ilgazin se Parsi ka lëshuar urdhërin për të marrë Enginin në pyetje por Xhejlini i është drejtuar e para zyrës së Enginit, gjë që i frìkëson të dy, edhe Erenin edhe Ilgazin, pasi Engini mund të arràtiset nëse përballet me Xhejlinën. Ato të dy përballen, Engini pranon fàjin duke qàrë dhe Xhejlina e humbet torùan aq shumë, saqë tenton t’a vràsè, por në përfundim, Engini ia mbàth nga ajo.