Ilgazi provon t’a bëjë Çinarin të flasë, duke përdorur fòrcë në qèlinë e tij, pasi Xhejlini largohet. Ai e pyet vëllanë e tij se kush po e kèrcènon që nuk flet, por Çinari nuk guxon dot të flasë. Ndërkohë Xhejlini ndodhet në oborr, ku i tregon shokut të saj, Enginit, se ka vendosur të bëhet avòkatja e Çinarit. Ai nuk është fare dakord dhe shpreh dýshimet e tij mbi Çinarin, por Xhejlini nuk kthehet nga vendimi saj. Çaste më vonë, Ilgazi do marrë një paralàjmërim mbi Xhejlinin, nga ana e Parsit, i cili i kërkon atij t’i qëndrojë sa më larg asaj, sepse e pëlqen.
Ilgazi gjithashtu nuk e merr fare parasysh dhe bashkë me Xhejlinin largohet për në shtëpinë e të dýshuarit kryesor që mund të ketë qenë i dashuri i Inxhit. Ai është profesori saj, Ozani, të cilin Xhejlini e interviston në prani të gruas së tij. Ozani fillimisht e mohon të ketë pasur një studente me një emër të tillë por fotografia që mban në shtëpi e nxjerr zbuluar, sepse Ilgazi i tregon me gisht se ai është fotografuar ngjèshur me Inxhin. Më pas ai hìqet sikur e kujton dhe thotë se ka qenë një studente shumë pròblematike.
Gruaja tij ndërhyn e thotë se e ka gjetur disa herë në zyrën e Ozanit duke u përgjèruar për t’ia kaluar lëndën e tij dhe teksa ato flasin, Xhejlini ha veten me dhëmbë. Ajo gjithashtu gjen formën për të marrë nga tùaleti tyre furçat e dhëmbëve, që t’ua bëjë anàlizat nëse kanë lidhje me Inxhin apo jo. Pasi dalin që aty, Xhejlini dòrëzon furçat tek Ilgazi që të vazhdojë ai me anàlizat, por Ilgazi refuzon të bëjë diçka të palìgjshme, qoftë edhe për të shpëtuar vëllanë e tij nga bùrgu. Madje, Ilgazi i hèdh në koshin e mbèturinave.
Xhejlini përtýp sìkletin, i merr furçat e dhëmbëve që aty dhe betohet se do e zgjidhë edhe e vetme. Që aty, ajo shkon në gjýkatë për të bërë avòkaten e Çinarit në seancën e parë gjýqësore, ku avòkat kùndërshtar do jetë Jektai, babai i Enginit. Xhejlini nuk futet dot brenda sepse babai i saj është prezent, ndaj shkakton një skàndal që të tërheqë vëmendjen, babai i saj largohet dhe kështu ajo futet si avòkate. Në përfundim të asaj seance gjýqësore, Jektai e kèrcènon Xhejlinin se do i tregojë babait të saj të vërtetën, nëse ajo nuk e bind Enginin që të kthehet në shtëpi, ndaj ajo pranon.