Dita e sotme ka nisur vrullshëm për Gjestin, i cili pas një debati me Jozin, ka pasur një përplasje tjetër me Vserlon.
Teksa të dy debatonin pranë pishinës, Vserlo e ka humbur qetësinë dhe Vëllai i Madh e ka thirrur Gjestin në dhomën e rrëfimit për të ndalur eskalimin e Vserlos.
Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Gjestit i cili ka reaguar i indinjuar ndaj produksionit.
“Jo Vëllai i Madh, mos më thirrni kur ju afrohem dhe kto eskalojnë, duke më thënë për të mos i ngucur”, ka thënë Gjesti, duke na lënë të kuptojmë se brenda dhomës së rrëfimit atij i ndalohet të provokojë banorët.