Tradita vazhdon, ja banorët e BBVA që paguhen nga Bashkia…

Bashkia e Tiranës, gjatë drejtimit të Erion Veliajt, u kthye në një vend të preferuar punësimi për personazhe të njohura të botës së spektaklit dhe ekranit.

Përveç pagave të larta, këto figura siguruan edhe përfitime të tjera në këmbim të promovimit të imazhit të ish-kryebashkiakut.

Një shembull i fundit është Danja, banorja aktuale e Big Brother VIP, e cila, pa qenë e vetëdijshme për situatën e Veliajt, deklaroi në shtëpinë e spektaklit se punon në bashki si “specialiste”. Deri në atë moment, banorët e tjerë e njihnin thjesht si modele. Por Danja nuk është e vetmja.

Një tjetër emër i njohur që ka përfituar nga kjo skemë është Monika Lubonja, e cila, edhe pse kaloi tre muaj brenda shtëpisë së BBV, vijoi të paguhej çdo ditë nga Bashkia e Tiranës.