Mbrëmjen e kalur gjatë prime ndër të tjera u diskutua edhe një reagim i Gjestit pasi kishte parë një nishan të Eglit.
Të dy banorët nuk dëshiruar të flisnin për diçka të tillë gjatë Prime, por kjo nuk e ndaloi Ledjonin që të jepte mesazhin e tij.
Pas Prime, Gjesti ka shprehur indinjatën e tij ndaj Eglit, duke e fajësuar dhe akuzuar si lojtare që ka luajtur me të, duke mos mbajtur fjalën që ajo gjë të mos flitet në shtëpi.
Kjo ka bërë që Egli të humb kontrollin dhe t’i kthehet me këto fjalë: “O i pafytyrë! Të kam mbrojtur gjithmonë, të mbrojta dhe në prime edhe pse the fjalët më të këqija për mua dhe tani ma hedh fajin mua. Kush je ti? E kam ulur veten për ty, kam qenë fansja jote që ta fitosh ti, por nuk më manipulon më…”
Mbetet të shohim nëse kjo krisje do jetë përfundimtare apo çifti do pajtohet.