Udhëzim nga Produksioni? Pas deklaratës së fortë kundër muslimanëve, Laerti i bën Gjestit një kërkesë të habitshme

Laert Vasili ditën e djeshme (e diel) zhvilloi një debat të ashpër me Gjestin, ku përfshiu edhe fenë islame.

“E di kush thotë Allahu Ekber, ata që presin koka”, ka qenë deklarata e tij që nxiti reagime edhe në rrjet. Me këtë përfshiu edhe myslimanët, ku u cilësua si një deklaratë e papranueshme e madje u kërkua edhe që të përjashtohet nga formati.

Një ditë më vonë, duket se aktori shqiptar ka ndërruar mendje në lidhje me këtë. Ai i është afruar këngëtarit pejan, i ka kërkuar falje, e mes tjerash i kërkoi që të falen bashkë.

Në videot që kanë qarkulluar në TikTok, Laerti i thotë që të luten së bashku për gjithë Shqiptarinë. Gjesti nga ana tjetër nuk e refuzoi, derisa po vazhdonin në oborr të falnin namazin. Shumë nga ndjekësit thanë se kjo u bë me qëllim për të pastruar imazhin nga ajo që ndodhi mes tyre.