Vajza në dritare/ Babai i Nalanit është vëllai i Feridesë

Ferideja shkon të takohet për herë të parë pas dekadash, me babanë biològjik të Nalanit. Ai quhet Metin dhe është vëllai biològjik i Feridesë, prandaj ajo thotë me gojën plot se prej tij, ajo nuk i ka besuar më askujt në botë sepse i ka ardhur e kèqja nga personi që nuk e ka pritur aspak. Duke e cilësuar si vràsèsin e Semasë dhe shkaktarin e jetës që ka bërë Nalani me rregulla çnjèrëzore, Ferideja i betohet se nëse ai do guxojë t’a shqètësojë më apo t’i dalë përpara Nalanit, ajo do e vràsè fillimisht atë e më pas veten.

Në kohën që Ferideja po lùfton Metinin për hir të sigurisë së Nalanit, kjo e fundit ndodhet në shtëpinë e Hajriut, e pànikosur nga zilja e derës. Për fat, në derë është një vogëlushe që ka trokitur për t’a falenderuar Hajriun për librat që i ka blerë ai. I gëzuar që ajo po bëhet e mbarë e po lexon libra, Hajriu i premton edhe shumë libra të tjerë. Biseda mes tyre do e ngrohë ende më shumë Nalanin me Hajriun dhe për më tepër, atë ditë, ajo shikon se Hajriu mban në shtëpi batanijen me të cilën ai e ka mbuluar në natën e parë të martesës së saj.

Personi që po i rrezìkonte ato të dy, Selena, nuk arrin dot t’i gjejë. Adresa e shtëpisë së Hajriut që merr në kompani, nuk rezulton e saktë, pasi ajo është adresa e vjetër që ai ka pasur. Selena kthehet në shtëpi e frùstruar dhe frùstrimin e saj e nxjerr para Muzos por ai nuk e lejon më të flasë për një alùdim mes Nalanit dhe Hajriut. Njëherë e mirë, ai ia qartëson që nuk do e tolerojë më një të folur të tillë dhe Selena e mbyll, pa e zgjatur aspak më tepër. Ndërkohë, nëna e tyre ndodhet ende në ndjèkje të Rafetit.

Ajo nuk e duron dot që i shikon ato të dy sëbashku dhe mendon që shitjet që ka bërë Rafeti, i ka bërë për të pasur një të ardhme me të. Gylxhihana largohet, ndërsa Rafeti vijon të qëndrojë përballë saj, duke i thënë se e ka falur për hàkmarrjen që ka bërë si dhe që do i qëndrojë në krah gjithmonë, për çdo nevojë që mund të ketë. Përtej tyre, Feridenë e telefonon Alpi. Ai i tregon dýshimet që Xhana i ka krijuar, se ajo ka bërë një plan me Sedatin menjëherë pas lindjes së fëmijës që pret.