Nalani heq dorë nga Hajriu, duke i theksuar atij se edhe nëse ai do divorcohet, nuk do të jetë ajo shkaku i atij divorci. Mirëpo, Hajriu nuk heq dorë nga ajo dhe i shkon nga pas. Me të dalë në rrugë, ato përballen me Muzon dhe Bilurën.
Bilura përpiqet të marrë shoqen e saj por Hajriu, përveçse nuk e lejon, i flet edhe si mos më keq. Heshtja e Nalanit, fakti që ajo nuk ndërhyn aspak, e lëndon Bilurën aq sa ajo heq dorë prej Nalanit dhe largohet për në shtëpi që të marrë gjërat e saj.
Nalani gjithashtu nxiton për në shtëpi dhe mes lutjesh, përgjërimesh, lotësh e premtimesh, ajo e bind se nuk do kthehet më me Hajriun dhe Bilura, si më e afërta, duhet t’i qëndrojë pranë, gjë që Bilura pranon t’a bëjë.
Në anën tjetër, Sedati është i shkatërruar. Fjalët e doktorit për gjendjen e Gylxhihanës, do i dërrmojnë të gjithë, përveç vetë Gylxhihanës dhe Selenës, sepse të tjerët vendosin t’ua fshehin atyre të vërtetën.