Vajza në dritare/Bilura rrëfen dashurinë e saj për Muzaferin

Sedati krijon bindjen e tij se Nalani ka një të dashur dhe për më shumë detaje pyet Muzon por në mënyrë të prerë, ai e mohon. Çaste më vonë, ai dhe Muzo rikthehen në shtëpi bashkë me gjithë familjen, përfshirë nënën e tyre.

Selena e lumturon Gylxhihanën duke ia lënë asaj në dorë që t’ia vendosë emrat vajzave të saj dhe me atë gjest, e lumturon pafund atë. Gylxhihana gjithashtu lumturohet edhe nga vizita Bilurës, të cilën e shikon shumë krah Muzos.

Bilura dhe Muzo dalin në dhomë veçmas për të biseduar dhe pas derës së dhomës, Sedati dëgjon që Nalani ka një lidhje me dikë që po e shqetëson, por nuk e dëgjon emrin e Hajriut. Pas asaj bisede për Nalanin, Bilura flet për veten.

Ajo, para Muzos, rrëfen dashurinë që ndjen për të, ndërsa ai hesht, ndaj dhe Bilura largohet fare që aty. Gjatë asaj kohe, shoqja saj Nalani shkon të rregjistrohet në kursin e pikturës, ku mësues do jetë Metini, i cili tenton t’ia hapë temën e letrave nga babai por Nalani nuk pranon të flasin për të.