Muzo e kupton gjithë situatën që po ndodh në shtëpi, ndaj vendos t’i shkojë nga pas Feridesë. Kjo e fundit, futet brenda në shtëpinë e Bilurës, kontrollon gjithandej për t’a gjetur Nalanin dhe pasi nuk e gjen, kërkon llògari nga Bilura. Sërish, Bilura nuk flet, prandaj Ferideja shikon si zgjidhje dhùnën. Ajo e kàp nga flokët teksa pyet ku ndodhet Nalani, por Bilura nuk e hap gojën. Situata vijon të jetë e njëjtë derisa në shtëpi futet edhe Muzo. Me të kuptuar situatën, Muzo telefonon Hajriun, por fshèhurazi.
Hajriu e pranon të jetë me Nalanin por gènjen, duke thënë se Nalani po pi në një restorant me shoqe dhe ai po qëndron në derë, për çdo nevojë që mund të ketë ajo. Muzo i kërkon t’ia sjellë me patjetër Nalanin sepse situata është shumë e tènsionuar me Feridenë dhe Bilurën, ndaj Hajriu pranon. E vërteta është që në ato momente, Nalani ndodhet në shtëpinë e Hajriut, duke fjetur. Me shumë ngulmim, ai e zgjon nga gjumi dhe i tregon se duhet të shkojë sa më shpejt në shtëpinë e Bilurit.
Nalani shkon në shtëpi por pija nuk i ka kaluar aspak dhe dukshëm, ajo vërehet që është në gjendje të dèhur. Ferideja i afrohet, ndjen dhe aromën e rèndë të alkòolit dhe para Bilurës e Muzos, e qèllon me shùplakë atë. Ferideja shfrytëzon situatën për t’a urdhëruar Nalanin që të kthehet në shtëpinë e saj, pranë bashkëshortit dhe të tjerëve, në vilë, por Nalani me të njëjtin ngulmim, nuk pranon që të kthehet aty. Në shenjë revòlte ndaj urdhërit të Feridesë, Nalani e kyç veten në dhomë.
Muzaferi largohet, por Ferideja jo. Ajo merr shkas dhe qëndron në shtëpinë e Bilurës, gjithashtu. Me shumë përpjekje, ajo arrin të futet brenda në dhomën e Nalanit dhe teksa kërkon llògari nga ajo, Nalanit i vjen një mesazh nga Hajriu. Ai e pyet nëse çdo gjë është fare mirë por mesazhin e tij, para Nalanit, e lexon Ferideja. Ajo xhìndoset e tëra, por Nalani e shpjegon me qetësi, duke thënë se e kishte telefonuar t’i shkonte pranë në lokal pasi donte të kthente disa gota dhe do ia kishte nevojën.