Vajza në dritare/ Ferideja lèndohet nga fjalët e Nalanit

Nalani dhe Bilura shikojnë nga dritarja Hajriun që po qëndron në të ftohtë vetëm që të sigurohet se Nalani është mirë, prandaj Bilura i sugjeron t’i dërgojë pranë një çokollatë të nxehtë. Pasi ia dërgon, mes tyre nis një bisedë e qetë dhe e vërtetë, ku mes të tjerash, Nalani thekson se nuk ka një shtëpi ku të shkojë tani që është ndarë nga Sedati. Në atë moment, Hajriu nxjerr nga xhepi çelësin rezervë të shtëpisë së tij dhe i thotë me gojën plot se çdo gjë e tij, është edhe e saj. Atë moment romantik, e ndërpret një telefonatë e Takos për Hajriun.

Takon e ka dètyruar Ferideja që t’a telefonojë e t’a pyesë se ku është, pasi dëshiron të dijë nëse i është vënë nga pas Nalanit por Hajriu nuk bie në atë gràckë dhe thotë me gojën plot se po pushon në shtëpinë e tij. Paralèlisht, në shtëpinë e Xhanës mbërrin Sedati, me fúri dhe nérvozizëm aq të madh saqë ngrè edhe dorën për t’i rènë Xhanës por e përmban veten. Ai i jep fund për herë të parë me të vërtetë asaj lidhjeje dhe del nga ajo derë por në oborr sapo mbërrin Alpi, gjë që shkakton një përlèshje fizike mes tyre.

Sedati e nxjerr tek Alpi gjithë mllèfin dhe dhímbjen e tij, derisa Xhaviti me trupròjat e tij e ndalojnë atë moment. Xhaviti e merr Sedatin që ende qàn nga dhìmbja e gjithçkaje që ndodhi, ashtu siç po qàn edhe Rafeti në shtëpinë e tij, pasi e di që fjalët e Sedatit janë të vërteta dhe ndihet i déshtuar si prind. Ai moment i réndë familjar, do jetë shkak që Rafeti dhe Gylxhihana të pajtohen, duke hèdhur pas krahëve gjithë krízën e madhe që kaluan. Një kat më poshtë, fëmijët e tyre, Selena dhe Muzo ende bisedojnë.

Selena ka vënë re shumë detaje që e bëjnë të mendojë se ka diçka mes Hajriut dhe Nalanit dhe këtë e shpreh sërish para Muzos por ai nuk e lejon të flasë më për të tilla alùdime. Mëngjesin e të nesërmes, Ferideja do jetë personi i parë që do hedhë hapin për të kthyer Nalanin në shtëpi. Ajo troket tek Biluri dhe kërkon të flasë veçmas me Nalanin, e cila sapo e dëgjon që po tenton t’a kthejë në shtëpi, i hàkërrehet duke i thënë çdo gjë që mendon, përfshirë faktin që mendon se Ferideja e tortùron Nalanin pasi nuk e duron dot që ajo të jetojë çfarë nuk ka jetuar vajza e saj e ndjerë, Semaja. Pas atyre fjalëve, Ferideja largohet.