Ndërkohë që Sedati largon çdo dyshim për Hajriun pasi mëson që sapo është divorcuar dhe ka dy fëmijë, Hajriu shkon pranë atyre fëmijëve e Tyrkanës dhe dyshon tek kjo e fundit kur mëson që ajo ka qenë tek Nalani.
Tyrkana i betohet se asnjëherë nuk i flet Nalanit për të mos u rikthyer me të, dhe Hajriu e beson. Në ato momente, Nalani ndodhet me Bilurën, nga e cila mëson rrënqethshëm për shëndetin e Gylxhihanës, ndaj dhe e telefonon menjëherë.
Në atë telefonatë, ato caktojnë një takim për drekën e së nesërmes ndërsa për darkimin e asaj nate, Nalani e mirëkupton që nuk e ka ftuar për të mos e mbushur Sedatin me shpresa. Në atë darkim, të gjithë do jenë të emocionuar.
Aty përmendet dasma Ismailit me Dondynë, si dhe ajo e Bilurës me Muzon, ndërsa veçmas nga të gjithë, Gylxhihana i rrëfen Xhavitit se e di që po vdes, ndaj dhe ia lë amanet fëmijët, që t’i dojë e t’i ruajë siç ka bërë deri tani.