Sedati i shkon nga pas Bilurës dhe Muzos që shkojnë në dhomë, ku ky i fundit do i propozojë për martesë dhe do marrë një aprovim si përgjigje. Ndonëse nuk niset me qëllimin për të përgjuar, Sedati rastësisht i dëgjon tek flasin për Nalanin dhe Hajriun.
Nga frustrimi i asaj që dëgjon, ai merr të largohet menjëherë për tek Nalani por nëna tij Gylxhihana, do e ndalojë, për t’i dhënë atij këshilla e kurajo për herë të fundit, si dhe për t’i kërkuar të heqë dorë nga Nalani e të shikojë jetën e tij.
Pavarësisht fjalëve të ndjera të nënës së tij, Sedati nuk qëndron dot në shtëpi por shkon poshtë shtëpisë së Nalanit, ku do e kalojë gjithë natën, derisa mëngjesin e të nesërmes e shikon atë duke u përqafuar e larguar me Hajriun.
Teksa bota i shembet mbi kokë Sedatit, babai tij Rafeti përjeton ndjenjë të tmerrshme atë mëngjes, kur zgjohet për vete shëndoshë e mirë ndërsa Gylxhihana, e vdekur.