Personi që shikon puthjen e shkëmbyer mes Nalanit dhe Hajriut, është pikërisht Biluri. Hajriu largohet për t’i lënë shoqet të sqarohen me njëra tjetrën por arrin të dëgjojë Nalanin që i betohet se ishte diçka tótalisht pa kuptim. Ai léndohet nga fjalët e saj ndërsa Nalani, për të bindur shoqen, vijon t’i thotë se është hera e parë që e puthi atë, se nuk ia ka idenë se çfarë po bën dhe për momentin nuk di të shpjegojë asgjë. Bilura, e zhgènjyer nga e gjithë situata, zgjedh që të largohet e të bisedojnë në një moment të dy.
Por tanimë është i zhgènjyer edhe Hajriu. Sado që Nalani i betohet se gjithçka që i tha Bilurës ia tha vetëm nga panìku, ai sërish nuk e beson dhe i thekson se nuk është fasho për plàgët e saj, ndaj dhe largohet, pa pranuar të flasë qoftë edhe një fjalë më tepër. Nalani i drejtohet shtëpisë ku ulet të darkojë me gjithë familjen dhe Emirin, të cilin nuk e njeh. As ajo dhe as Ferideja nuk e dinë se ai ka qenë i fejuar me Selenën, ndaj dhe nuk e kuptojnë përse të gjithë po e presin atë si mos më kèq, veçanërisht Selena, e cila largohet fare nga tavolina.
Teksa ato darkojnë plot thúmbime e fjalë të rénda kúndrejt ardhjes së Emirit, Sedatit i vijnë mesazhe e thirrje të panumërta nga Xhana por ai nuk i përgjigjet, derisa ajo nis të telefonojë Gylxhihanën e më pas Selenën, që e ka lënë telefonin në tavolinë. I détyruar, Sedati i përgjigjet në një tjetër dhomë dhe bie prè e kèrcènimit të saj, që e dètyron të pranojë të takohen menjëherë. Për t’i shpëtuar çméndurisë së Xhanës e për të gjetur jùstifikim që të dalë nga shtëpia, Sedatin e ndihmon edhe Gylxhihana.
Sëbashku bien dakord për të njëjtën gènjeshtër por para se të largohet, Ferideja i shkon pranë Sedatit dhe Gylxhihanës për t’u treguar se e ka kuptuar gènjeshtrën e tyre, si dhe për t’iu betuar se Sedati me Xhanën do e pagujnë çmimin e atij fëmije. Sedati largohet me kokën poshtë, për t’u takuar me Xhanën në një park të qytetit. Ai e génjen edhe atë se si gjòja i qëndron vendimit për t’u divòrcuar nga Nalani por tanimë, Xhana do prova. Për t’ia vërtetuar se e kanë të ardhmen bashkë, ajo kërkon që deri të nesërmen në mbrëmje, ai të ketë blerë në emër të saj një shtëpi të madhe.