Ferideja mbërrin në shtëpinë ku po qëndron Gylxhihana dhe për çudinë e saj, aty gjen edhe Selenën, të cilën tanimë e quan “fúrtuna bjonde”. Si Selena, ashtu dhe Gylxhihana paníkosen sepse në shtëpi kanë edhe Xhanën, e cila përpiqet që të largohet në heshtje prej tyre. Xhana përmendet gjatë bisedës por për të, Gylxhihana thotë me bindje se ajo e ka abòrtuar fëmijën e saj. Në përfundim të bisedës së tyre sipërfaqësore, Ferideja kërkon të përdorë tùaletin. Ajo e vëren se tek Gylxhihana dhe Selena ka diçka që nuk shkon.
Xhana nxiton të fshíhet por në katin e sipërm, vetëm dera e tùaletit nuk është e kyçur me çelës. Ajo futet brenda dhe fshíhet në një cep, aq sa Ferideja gjithashtu futet brenda dhe nuk e shikon gjëkundi. Gjatë asaj kohe, për situatën e Xhanës po angazhohet edhe Xhaviti. Ai i merr fëmijët e saj nga shkolla dhe ia dërgon në shtëpi, para se Alpi të mbërrijë në shkollë për t’i marrë ato. Më pas, Xhaviti i shkon pranë Alpit. Ai i kërkon të bëjnë një marrëveshje, nga e cila të dy do të dalin të fituar.
Xhaviti do mundësojë që ortàkët t’ia shtyejnë afatin kohor për pagimin e bórxhit, në këmbim që Alpi të mos i dalë më kurrë përpara as Xhanës as fëmijëve. Ai e póshtëron duke i thënë se kushti i fundit, është që Alpi kurrën e kurrës të mos ngrejë dorë kùndrejt asnjë femre. Në heshtje, Alpi e miraton marrëveshjen. Pas largimit të Xhavitit nga Alpi, këtë të fundit e telefonon Tako. Tako është shumë i shqètësuar për gjendjen e Nalanit, ndonëse as vetë nuk e di se çfarë ka të shkruar brenda në letrat që Alpi i kërkon t’ia lërë Nalanit në dhomë.
Tako i kërkon që t’i japin fund asaj situate për hir të Nalanit por Alpi përgjigjet prèrazi që jo. Nalani ndërkohë, gjen fleta me shkrime dore të personave të ndryshëm të shtëpisë së saj por asnjëri shkrim nuk i ngjason shkrimit në letrat kèrcènuese. Në përfundim të kërkimeve, Nalanit i shkon pranë Muzo, i cili i bën të qartë se e ka kuptuar që ajo híqet si e lumtur edhe pse nuk është fare, dhe së fundmi, i premton se sidoqoftë puna, ai do i gjendet gjithmonë në krah asaj, gjë për të cilën Nalani e falenderon shumë.