Nalani është e mendimit që t’a marrë shtëpinë me qera sepse i pëlqen shumë por plani saj ndryshon kur zonja përballë i tregon se prònari i shtëpisë kërkon si fillim qeranë e një viti, si siguri që ajo do e mbajë shtëpinë. Në mungesë të një pune, Nalani dètyrohet t’a rimendojë dhe nuk vendos dot. Hajriu i sugjeron të kërkojë para nga nëna e saj Ferideja por Nalani refuzon. Ferideja me nxitim largohet para tyre që ato të mos e shohin dhe futet menjëherë në makinë tek Hafizeja, për t’i treguar në panìk se Nalani do zhvendoset me Hajriun.
Hafizeja nuk e beson dot derisa shikon Hajriun duke ia puthur duart Nalanit brenda në makinën e kësaj të fundit dhe trìshtohet së tepërmi por sipas Feridesë, fàji është vetëm i Hajriut. Për t’a rregulluar atë situatë, Ferideja shkon në shtëpinë e Bilurës, del përballë Sedatit që sapo është zgjuar nga gjumi dhe fillimisht merr aprovimin e tij, se ai është i gatshëm të bëjë çdo gjë për t’a rifituar Nalanin. Më pas, ajo i tregon se është një person i vetëm që po i jep Nalanit udhëzime të gàbuara, për t’u divòrcuar.
Sedati mendon dhe fàjëson Bilurën por Ferideja thotë emrin e Hajriut dhe ai shòkohet i tëri. Sedati irrìtohet pafund, ndërsa Ferideja sqaron se Hajriu këtë po e bën duke marrë vetë konfidenca të tepruara ndaj Nalanit, vetëm për shkak të mirësjelljes që ajo ka me të. Që nga ai moment, Sedati thotë se do e marrë ai përsipër pajtimin me Nalanin si dhe do i tregojë Hajriut vendin e tij. Në kohën që ato flasin, Nalani merr sugjerimin e Hajriut për të kërkuar ndihmën e Muzos që të gjejë një vend pune.
Sapo parkon në vendin ku do takohet me Muzon, Nalani rrèthohet nga një tùrmë gàzetarësh, ku mes tyre, dikush pyet nëse po divòrcohet nga Sedati ndërsa dikush tjetër pyet nëse është shkak tràdhtia. Nalani vendos të ndalojë e t’u përgjigjet shkurtimisht, duke pranuar se po divòrcohen por pa dhënë detaje përse. Nalani futet brenda, ulet pranë Muzos e buzëqeshur dhe tregon arsyen përse kërkoi të takoheshin por buzëqeshja i shùhet kur Muzo refuzon dhe i thotë me gojën plot se nuk do jetë kurrë e lumtur me Hajriun.