Hajriu shokohet nga Nalani që i bën të qartë se nuk do të martohet për momentin dhe e mendon si opsion që të mos martohet asnjëherë. Pas atyre fjalëve, ai largohet. Gjatë asaj kohe, për të po flet Muzo, me Sedatin.
Muzo i tregon të vërtetën e lidhjes së Hajriut me Nalanin por Sedati nuk e beson aspak dhe ngulmon që këtë po e thonë për të fshehur personin e vërtetë. Me po aq ngulm sa kishte, Sedati vazhdon të bëjë kërkime për telefonin e Nalanit.
Ndërkohë, nëna tyre këshillon Dondynë të mos e lërë t’i ikë mundësia e jetës, ndaj Dondy takohet me Ismailin dhe e pranon propozimin e tij për martesë. Gjithashtu për martesë, Gylxhihana do i flasë Muzos, për Bilurën.
Në mbrëmje ajo do shtrojë edhe një darkë për gjithë të afërmit e ngushtë dhe aty pret të shohë edhe Bilurën. Paralelisht, Nalani mirëpret në shtëpi Tyrkanën dhe me shumë devocion, ulet t’a mësojë të shkruajë e të lexojë.