Nalani shikon se Gylxhihana nuk është aspak mirë me shëndet, ndaj nuk qëndron dot duarkryq dhe vendos t’a shoqërojë vetë për në mbledhjen që ka në shoqatë. Sedati, që është kthyer në një kontrollues shumë të rreptë, nevrìkoset me daljet e Nalanit, që sipas tij janë të pakuptimta. Megjithatë, Nalani vazhdon me vendosmërinë e saj, por pa e vënë re që nga pas tyre ndodhet me makinë Hajriu, i cili assesi nuk pranon të heqë dorë nga ajo. Ato mbërrijnë në destinacion dhe Nalani vendos t’a presë në makinë Gylxhihanën.
Teksa ajo ndodhet në mbledhje, asaj i paraqitet Hajriu para makinës. E frìkësuar nga ardhja e tij e paprìtur, Nalani ul xhamin për të biseduar por Hajriu nuk pranon të flasin aty dhe me ngulmim të madh, e merr Nalanin në shtëpinë e tij, duke pandehur se Gylxhihana do vonojë në mbledhje dhe nuk do e vërejë largimin e Nalanit. Por, nuk ndodh fare ashtu sepse mbledhja mbaron shumë shpejt. Gylxhihana shqetësohet kur nuk e gjen Nalanin aty, ndaj e telefonon por ajo nuk përgjigjet.
E shqetësuar ende më shumë, Gylxhihana i drejtohet shtëpisë për të mësuar nëse ndonjëri prej tyre ka folur me Nalanin. Teksa të gjithë shqetësohen për të, Nalani gjendet përballë Hajriut dhe rrëfimit të tij dashuror, të cilit ajo i përgjigjet duke i thënë me kokën poshtë, se nuk e dashuron. Ai nuk e beson aspak, ndaj afrohet dhe i merr një puthje. Pas asaj puthje, Nalani e lëshon veten para Hajriut dhe për herë të parë, ato të dy flejnë me njëri tjetrin. Vetëm pak çaste më vonë, Nalani pendohet shumë për çfarë bëri.
Ajo kërkon të largohet menjëherë për në shtëpi, ndërkohë që të gjithë e kanë telefonuar me rradhë, nga shqetësimi madh për të. Në mendjen e Nalanit, shpëtimi vetëm është Bilura ndaj e telefonon atë dhe sëbashku me të kthehet në shtëpi, për të krijuar një skemë gjoja se kanë qenë në urgjèncë për Bilurën. Në shtëpinë e Korolluve, atë natë do mungojë edhe Selena me Sedatin. Rastëtisht ato ndodhen në të njëjtin klub, secili me shoqëri të papërshtatshme; Sedati me sekrètaren ndërsa Selena me një grup shoqëror ku është edhe Emiri, ndaj nuk e kèrcènojnë dot njëri tjetrin me padi.