Rafeti bën një mbledhje në kompaninë e tij, për të deklaruar vendimin përfundimtar në lidhje me vazhdimësinë e ortàkërisë me Emirin. Në mbledhje, ai do ketë vetëm fëmijët e tij, Leventin dhe Emirin, para të cilëve thotë se e ka anàlizuar shumë thellë atë ortàkëri dhe ka vendosur që gjëja më e duhur, është që të mos e vazhdojnë. Rafeti thekson se gjatë marrjes së atij vendimi nuk është ndikuar nga asnjë faktor tjetër por vetëm e ka parë çështjen ftohtë, për punën dhe të ardhurat e kompanisë.
Emiri e mirëkupton vendimin e Rafetit, thotë se ishte vendim i pritshëm dhe largohet nga zyra, duke uruar gjithë të mirat. Mirëpo, ai nuk mendon të largohet aq lehtë. Dashuria dhe fìksimi tij për Selenën janë ende prezente dhe diçka të tillë, ai ia bën të qartë edhe asaj, sado që Selena i përsërit se ka një martesë shumë të lumtur me Leventin. Ndërkohë, nga kompania largohet edhe Sedati, i cili merr një mesazh nga Ferideja, ku ajo i sugjeron të jetë më pranë Nalanit, sa është situata ende e nxehtë.
Përtej planeve të Feridesë, shtëpisë dhe Nalani po i afrohet edhe Hajriu. Ai dërgon Bilurën si ndihmën e tij kryesore, ndërmjet të cilës shpreson të nxjerrë Nalanin nga shtëpia e të bisedojë me të ballë përballë, por Ferideja nuk e lejon Bilurën të takohet vetëm për vetëm me Nalanin, pasi është e bindur se pas asaj kërkese qëndron ndonjë takim me Hajriun. Të dyja takohen në prezencë të Feridesë dhe fshèhurazi, Bilura informon Hajriun se çfarë po ndodh brenda në shtëpi. Mirëpo, Hajriu nuk tërhiqet nga vendimi i tij.
Ai gjen formën dhe futet brenda në shtëpi ndërsa Nalani, e panìkosur, shkon pranë tij plot frìkë, pa e parë Ferideja. Sado që Bilura mundohet t’a mbulojë situatën, Ferideja e kupton çfarë po ndodh, por nuk e ballafaqon Nalanin me atë situatë sepse e dëgjon përtej derës që ajo po i thotë Hajriut se është shkëputur nga ai pasi ka kuptuar se rruga që kanë zgjedhur, është e gàbuar. Hajriu ngulmon në dashurinë e tyre por Nalani, me shumë ftohtësi, e bind sikur dashuria e saj është shùar dhe Hajriu e beson.