Në shtëpinë e Korolluve do vijë një person i paftuar. Ajo është avòkatja e kompanisë, e cila është lajmëruar ndërmjet avòkates së Nalanit se kjo e fundit do të fillojë procedurat për divòrcim nga Sedati. Vetëm pas ardhjes së saj, Ferideja u tregon se Nalani po qëndron në shtëpinë e Bilurës dhe këtë e bën me qëllimin që Sedati të shkojë e t’a kthejë Nalanin në shtëpi. Ferideja vetë është shumë e frìkësuar për të ardhmen e Nalanit dhe dashurinë e saj me Hajriun, sepse e di se sa e rrezìkshme është.
Në një bisedë të sinqertë me Hafizenë, Ferideja shprehet se do me patjetër që Nalani të ketë një fëmijë sa më parë, pasi vetëm fëmija do mund t’a mbajë në jetë pavàrësisht çdo lloj sprove që mund t’i dalë përpara. Ashtu siç Ferideja shpresonte, që atë mëngjes, Sedati troket në shtëpinë e Bilurës, pasi kjo e fundit është larguar për në punë. Nalani i hap derën, e shikon shumë me çudi dhe nèveritet kur ai thotë se ajo po bën kàpriço të kòte, për diçka aq të vogël. Debàtin që lind mes tyre, e acàron ende më shumë një telefonatë për Nalanin.
Ai që e telefonon është Hajriu dhe Sedati e shikon emrin e tij në ekran por Nalani jùstifikohet duke thënë se ka kërkuar nga ai që t’i marrë disa rroba nga shtëpia, prandaj ai po e telefonon. Duke iu betuar se nuk do e pranojë divòrcin kurrsesi, Sedati largohet që aty dhe shkon në shtëpi, ku përvesh mëngët para Hajriut për t’a grùshtuar, por personat përreth nuk e lejojnë, ndaj Sedati e mbyll vetëm me një paralàjmërim se si nuk duhet t’i afrohet më Nalanit. Në anën tjetër ndodhet një tjetër dashuri e ndaluar; ajo mes Selenës dhe Emirit.
Ndonëse i vjen fundit ortàkërisë me Korollutë, Emiri i bën të qartë Selenës se nuk e ka ndërmend që të shkojë gjëkundi. Në mbrëmje të asaj dite, Nalani përgatitet për të dalë me Hajriun, fshèhurazi. Ajo del nga shtëpia, shkojnë në një restorant modest dhe nisin të pinë por ndërkohë, Ferideja telefonon Bilurën dhe i kërkon t’ia kalojë Nalanin në telefon. Bilura sàjon një sërë gènjeshtrash vetëm që të ruajë Nalanin nga Ferideja por kjo e fundit, edhe pse hìeqet sikur e besoi Bilurën, në të vërtetë nuk është bindur dhe vendos t’i shkojë në shtëpi.