Nalanit do i trokasë papritur në derë babai saj Metini, i cili do i lërë si amanet pikturat e tij më të veçanta, do i kërkojë shumë falje, do i shprehë dashuri të madhe dhe do largohet duke i premtuar se nuk do i dalë më kurrë përpara.
Teksa Nalani përjeton atë shokim, shoqja saj Bilura përjeton momentin më të bukur sepse Muzo pranon dashurinë që ka për të dhe sëbashku vendosin të bëjnë dasëm dyshe, me Dondynë dhe Ismailin. Pas asaj bisede me rëndësi, ato flasin mbi Nalanin dhe Hajriun.
Sedati i përgjon përtej derës dhe kupton se Hajriu nuk paska qenë trillim por me të vërtetë ka diçka mes tij dhe Nalanit. Me nxitim merr të largohet por e ndalon Gylxhihana, e cila e fton të bisedojnë në dhomën e tij, ku i jep këshilla për herë të fundit.
Më pas ajo shtrihet të flejë e përqafuar me Rafetin, pa e ditur se është nata fundit pranë njëri tjetrit. Në mëngjes, ajo zgjohet e vdekur dhe po atë mëngjes, Sedati nuk është në shtëpi sepse po pret poshtë pallatit të Nalanit për t’a parë atë me Hajriun, dhe e shikon.