Ardhja e Pervinës në shtëpi, do sjellë tènsion mes të gjithëve. Thùmbimi parë i saj është shprehja e çudisë që Gylxhihana ndodhet në shtëpi. Pervina tregon se nga Rafeti, e di që ato po divòrcohen por Gylxhihana i vërteton të kùndërtën. Rafeti lë atë tènsion në shtëpi dhe largohet për në kompani, ku do bëjë një mbledhje me Selenën, Muzon, Leventin dhe Emirin. Ky i fundit, prezanton projektin që ka përgatitur për ortàkërinë e tyre, gjë për të cilën Rafeti e përgëzon por edhe i kërkon pak më shumë kohë, që t’a rimendojë edhe njëherë ortàkërinë.
Emiri e mirëkupton dhe del nga mbledhja por pas tij, del edhe Muzo menjëherë. Ai i sqaron Emirit se ndonëse nga jashtë mund të duken pròblematikë, familja e tyre është shumë e bashkuar dhe për njëri tjetrin janë të aftë të bëjnë çdo gjë, ndaj dhe ai duhet të ketë shumë kujdes me hapat që hedh. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Ferideja, që vijon t’i shkojë nga pas Nalanit, me idenë se ajo po takohet me Hajriun por për fat, Nalani po takohet me të vërtetë me Bilurën, për çështjen e pasqaruar mes tyre, atë të Hajriut.
Para Bilurës, Nalani flet më lirisht se kurrë dhe pa filtra. Në përfundim të gjithçkaje që tregon Nalani, Bilura thotë me gojën plot se ajo qenka dashuruar pas Hajriut. Teksa ato flasin për dashurinë e Nalanit ndaj Hajriut, bashkëshorti i Nalanit, Sedati, po kërkon para për t’i blerë shtëpi dàshnores së tij, Xhanës. Ajo e ka kèrcènuar dhe Sedati ndihet i dètyruar por dyert ku troket, i mbyllen një pas një. Fillimisht ai kërkon bashkëpunimin e Galipit, avòkatit dhe shokut të babait të tij, por Galipi nuk e rrezìkon as miqësinë dhe as punën ndaj refuzon.
Para se të dalë duarbosh nga kompania, Sedati kërkon edhe ndihmën e Selenës por ajo ka hequr dorë nga ajo çështje. Si provë e fundit, Sedati shkon pranë Xhavitit. Ai e dëgjon deri në fund dhe ndonëse i ka paratë në gjendje, ai refuzon t’i japë për një kaùzë të tillë. Sedati i dòrëzuar shkon para Xhanës, sqaron situatën dhe shpèrthen në lòt nga frìka, ndërsa Xhana shpreh mirëkuptim. Ai largohet i lumtur duke menduar se shpëtoi nga ai pròblem por në çast, Xhana telefonon Nalanin, e fton në shtëpinë e saj dhe që në derë, i tregon se pret fëmijë nga Sedati.